Ai tha se me bashkëshorten e tij janë bashkë qe shatë vjet Dizajneri i njohur, Valdrin Sahiti rreth një muaj më parë u martua me bukuroshen, Edita Ramadanin në një ceremoni shumë private të mbajtur në Las Vegas.
Për dashurinë e tij, martesën, por edhe gjëra tjera rreth tij, Valdrini i zbuloi dje në emisionin me Rudinën.
Ai tha se me bashkëshorten e tij janë bashkë qe shatë vjet, ku tregoi se kanë bashkëjetur një kohë të gjatë.
Derisa ishte duke folur për lidhjen dhe marrëhënien e tij me Editën, ai u pyet edhe për planet e tyre për tu bërë prindër, se kur ka dëshirë të ndodhë, me këtë rast, Vladrini tha se ajo ka ndodhur, duke konfirmuar se bashkëshortja e tij është shtatzënë.
Dizajneri më tutje tregoi se me Editën janë njohur në një vend bregdetar.
Ndryshe, në fotografitë e publikuara të martesës së në rrjete sociale të martesës së tyre u pa që Valdrini dhe Edita dukeshin për mrekulli.
Valdrini ndryshe është edhe tezak i superyllit të hip hopit, Getoar Selimi. /21Media/Telegrafi/