LAJMI I FUNDIT:

Vala e dytë e mbylljes nga pandemia COVID-19, zbret çmimet e naftës

Vala e dytë e mbylljes nga pandemia COVID-19, zbret çmimet e naftës

Çmimet e naftës arritën një minimum prej pesë muajsh këtë të hënë pas vendosjes së mbylljeve të reja për të frenuar valën e dytë të pandemisë COVID-19.

Shumë nga ekonomitë e mëdha kanë forcuar masat, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë të cilat po luftojnë më një rritje të nivelit të infeksioneve.

Ekziston frika se masat e reja të bllokimit do të dëmtojnë më tej rritjen ekonomike dhe kërkesa për naftë do të bie.


Tregjet e aksioneve dhe mallrave janë gjithashtu të trazuar për shkak të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj jave.

Britania e Madhe do t'i subvencionoj pagat me 80 për qind për punëtorët që largohen nga puna
Lexo po ashtu Britania e Madhe do t'i subvencionoj pagat me 80 për qind për punëtorët që largohen nga puna

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra në një nivel të ulët prej 35.74 dollarë për fuçi, një nivel që nuk është parë që nga fundi i majit.

Rënia e shkaktuar nga pandemia ka rënduar mbi kompanitë e energjisë, pasi BP dhe Shell kanë njoftuar mijëra shkurtime vende pune këtë vit. /Telegrafi/