Në Komunën e Pejës prej fillimit të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 e deri sot janë imunizuar 88 mijë qytetarë. Por me qetësimin e situatës pandemike në vend në këtë qytet ka rënë interesimi dukshëm i qytetarëve për tu vaksinuar.
Kështu ka bërë të ditur për KP shefi i vaksinimit në Pejë, Dukagjin Sahatçiu i cili theksoi se derisa javë më parë brenda ditës vaksinoheshin deri në 1 mijë e 200 persona, tani po administrohen deri në 400 vaksina në ditë që 300 prej tyre kryesisht janë doza të dyta.
“Në përgjithësi procesi i vaksinimit masiv në Komunën e Pejës është duke shkuar shumë mirë këto ditë kemi një fluks pak më të vogël krahasuar me ditët më parë kur kishim një kolona të gjata të qytetarëve që prisnin për tu vaksinuar momentalisht diku i kemi 400 deri 600 persona në ditë që vaksinohen në këtë qendër. Deri në javën e kaluar kur ka qenë fluksi i madh i kemi pasur deri 1 mijë e 200 persona mesatarisht që janë vaksinuar brenda ditës. Deri më tani në Komunën e Pejës janë vaksinuar 88 mijë persona 35 apo 36 mijë janë edhe me dozën e dytë, ndërsa pjesa tjetër edhe me dozën e parë”, tha ai.
Sahatçiu rënien e fluksit të qytetarëve për tu vaksinuar e ka arsyetuar me qetësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend.
“Marr parasysh se tashmë pjesa më e madhe e qytetarëve të Pejës janë vaksinuar ata të cilët janë në këtë kalendar të vaksinimit edhe mbi 16 vjet kemi filluar për t’i vaksinuar duke marr parasysh se është qetësuar edhe situata me pandeminë dhe njerëzit janë më të relaksuar vijnë me radhë por jo me panik se do dite ishin në panik”, u shpreh shefi i vaksinimit në komunën e Pejës.
Ai tha se në këtë qendër deri tani kanë funksionuar me 10 ekipe të vaksinimit, por tani aktualisht kanë vetëm katër ekipe.
“Pesë paradite, pesë pasdite por këtë javë kemi filluar kanë ardhur specializantë të rinj vetëm 4 na kanë ardhur grupin e kaluar në dy muajt e kaluar kanë ardhur 12, pra 6 paradite 6 pasdite. Por këtë numër do e kompletojmë me ndihmën e Qendrës të Mjekësisë Familjare nga java e ardhshme do na vijnë dy mjekë dhe do bëhen gjashtë ekipe, plus një ekip mobil ku jam edhe unë dhe vaksinojmë gjatë tërë kohës personat me nevoja të veçanta”, theksoi ai.
Shefi i vaksinimit në komunën e Pejës, Dukagjin Sahatçiu thotë se tek asnjë qytetarë të vaksinuar nuk ka pasur ndonjë simptomë të pazakonshme, kryesisht kanë qenë simptoma të zakonshme.
“Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë reaksion të rëndë post vaksinal asnjë rast të rëndë alergjik[…]reaksione të lehta post vaksinale normal kemi pasur në një numër të caktuar si kolabime pas marrjes së vaksinës por reaksione të lehta si dhimbje në vendin e injektimit, ënjtje, ethe, temperaturë qe janë normale dhe menaxhohen brenda një apo dy dite”, u shpreh ai.
Në 24 orët e fundit në gjithë Kosovën janë imunizuar gjithsej 6 mijë e 705 persona, ndërsa nga fundi i marsit kur ka nis vaksinimi kundër COVID-19 në gjithë vendin janë administruar mbi 1 milion e 514 doza. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania