LAJMI I FUNDIT:

Vaksina parandaluese e HIV-it ka rezultuar pa sukses

Vaksina parandaluese e HIV-it ka rezultuar pa sukses

Shpresat janë shuar për një vaksinë eksperimentale kundër HIV-it, virus ky që shkakton sëmundjen Aids.

Instituti Kombëtar i Shëndetit ka ndaluar vazhdimin e testimit HVTN 702, me më shumë se 5,000 njerëz në Afrikën e Jugut, pasi që u konstatua se nuk do të ketë efekt për parandalimin e virusit HIV.

Megjithëse ekspertët janë shprehur të zhgënjyer me këtë rezultat, ata kanë thënë se kërkimi për një vaksinë parandaluese të virusit HIV duhet të vazhdojë, transmeton Telegrafi.


Vaksinat e tilla nuk përmbajnë HIV dhe prandaj nuk paraqesin rrezik për dhënien e HIV-it ndaj një individi.

I gjithë eksperimenti ishte provuar nga një i prekur nga HIV, në provën klinike RV144 në Tajlandë, me arsyetimin që kjo vaksinë siguronte mbrojtje kundër virusit.

Ekzistojnë forma të ndryshme të HIV-it, dhe vaksina ishte përdorur për nëntipin më të zakonshëm që prek Afrikën e Jugut, vend ky që ka shkallët më të larta të HIV-it në botë.

Kishte shpresa të mëdha që vaksina do të funksiononte dhe më pas do të mund të adaptohej për të mbuluar llojet e tjera të HIV-it, që qarkullojnë në pjesë të tjera të botës.

Vullnetarët u caktuan rastësisht për të marrë vaksina ose trajtim mjekësor të posaçëm.

Doktori Anthony Fauci, që ishte pjesë i këtij eksperimenti të vaksinës parandaluese, ka thënë se fatkeqësisht ka rezultuar pa sukses.

“Hulumtimi vazhdon për qasje të tjera ndaj një vaksine të sigurt dhe efektive të HIV, që besoj akoma se mund të arrihet”, ka shtuar ndër tjerash ai.

Linda-Gail Bekker nga Shoqata Ndërkombëtare e Aids, ka thënë se duhet të vazhdojë përpjekja për një vaksinë parandaluese. /Telegrafi/