Nga: Ilnisa Agolli
Duke menduar prej shtëpisë, i vetmi udhëtim që na mbetet të bëjmë është ai virtuali. Por, një nominalist dhe një realist kanë koncepte të ndryshme kur lexojnë, shkruajnë a thonë “shtëpi”. Lind pyetja: “E dinë këtë ‘vajzat VIP’ që kemi dëshirë t’i njohim?”, më thotë Pamela mbrëmë, ndërsa më bindi të ndaj sot ca naze.
E dinë që nominalisti fjalën shtëpi do e përshkruante vetëm si diçka të nevojshme e me një çati të kuqërremtë, në formë drejtkëndore dhe një korridor të gjatë nga ku gjithnjë merr urdhra një filipineze? Sepse, vajzat e pasura tona nuk kanë asgjë ku të mbahen veçse në sjelljen mikpritëse të tyre. Është në modë sot të kesh një sallon të madh, të hysh e të dalësh në dhoma ku filmon gjithë atë tangërllepsje në një kohë si kjo, ku e vetmja gjë është vetëpërmbajtja në hallin që po heqim.
Por, nominalisti mesa duket ka nevojë të ndjehet si në shtëpi më shumë se të jetojë në shtëpi. Rastësia bëri që të lexoja Mopasanin dhe të mund t’i tregoja përmes gojës së tij, historinë që lexova. Dukej sikur vizatonte në tregimin e tij “Një portret”, pikërisht fytyrën e këtyre “Vajzave VIP” apo “Nominalisteve të ekranit”.
Ai flet për një zotëri. Një prej atyre burrave që të gjithë i magjepste. Ngjallte një lloj kureshtje që të gjithë nuk bënin gjë tjetër, veçse lëvdonin zgjuarsinë e tij. Flisnim pambarimisht kaq shumë zërat rrëmbyes, sa doemos ty të zgjohet kureshtja ta njohësh. Kur ai shkon në shtëpinë e tij, vuri re aty portretin e një gruaje. Ajo ishte aq e vetmuar dhe në shtëpinë e vet, sa krijonte një boshllëk. Një boshllëk absolut në gjithë atë apartament të madh. Ajo e gjallëronte, e mbushte, e banonte vetëm tërë atë shtëpi. Aty mund të hynin shumë njerëz dhe të gjithë të flisnin, të qeshnin, madje dhe të këndonin; por ajo do të ishte përherë vetëm, me një buzagaz vetmitar dhe vetëm kjo do ta bënte të gjallë vështrimin e pashoq të këtij portreti.
Kështu, dhe këto në Instagramin e tyre që nuk ngopen duke reklamuar ferma, gatime, tenxhere e penxhere psikiatrie dhe trishtohen në thirrje mandej; se si të ndihmojë qytetarët të mos humbin pagat e tyre dhe besimin, janë pikërisht rasti ku nuk duam më t’i shkojmë për vizitë e jo më t’i njohim. Mopasan do t’i kërkonte të falur madje që kur të hapnin derën të mos i shkonte mendja më të shihnin filipinezen e gjorë, që së paku e njihte Bodlerin.
Njeriu është i djegur në shkallën e tretë dhe këto sorra nxjerrin thikën dhe të therin. Vajzat e Instagramit.
“Unë dua të jem realiste! Strehëza ime të kishte ngrohtësi e t’i ngjeshja një shpullë kësaj kryeneçesie të tyre të cilën çuditërisht, këtë vit, do e var në mur si pikturë”, tha Pamela duke shkaktuar padashur gjithë këtë turbullim të natyrshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Zogu, pasi plagoset nga Beqir Valteri: Qetësi, këto ngjarje kanë ndodhur edhe më parë!

William Shakespeare dhe pesë mite për dramaturgun më të madh në histori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame