Vajza sulmon fizikisht nënën në Mitrovicë

Një femër është arrestuar pasi ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport nuk ka të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovar, pasi që e njëjta ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi
Nga
Telegrafi
26/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































