Ligjërata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kolegjin UBT është penguar nga një vajzë e re.

Ajo e ka pyetur të parin e vendit gjatë fjalimit të tij se “A është President i Klanit Pronto?”.


Pas këtij veprimi, e reja është përjashtuar nga salla ku po mbahej ligjërata, njofton Klan Kosova.

Gjatë kësaj ligjërate para studentëve, kreu i shtetit ka folur për zhvillimet aktuale në vend.