Vajza njëvjeçare mahnit me lojën në pellgun e ujit

Nëna Erika Fundin vendosi të dalë për një shëtitje me vajzën njëvjeçare pas shiut.
E vogla Harper kishte veshur një kostum të veçantë për shi, dhe Erika vendosi ta lejojë të luajë pak në pellgun e ujit në rrugë. Harper mahniti mijëra përdorues të Instagramit me sjelljen e saj të ëmbël dhe buzëqeshjen simpatike.
Pasi me kujdes futi këmbën në pellgun e ujit, Harper u përkul dhe me dorën e lirë e preku ujin. Gjithçka përfundoi me Harper që u shtri në pellgun e ujit, ndërsa në sfond nëna e saj qeshte duke filmuar momentin e ëmbël.
Në komentet poshtë videos, shumë njerëz shkruan se vogëlushja i bëri të qeshin dhe lavdëruan Eriken që i lejon vajzës të eksplorojë dhe të zbulojë botën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































