Emri i Kosovës edhe një herë u përmend në librin e famshëm të rekordeve Guinness.

Është Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skënderajit, e cila ka shënuar një rekord të ri në librin botëror Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.


Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash. E lajmi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të Librit të Guinness-it.

Pas marrjes së lajmit nga stafi i Guinness-it, Arbnora e ka shpërndarë nëFacebook, ndërkaq për KosovaPress ka përcjellë edhe një mesazh për të rinjtë.

“Ndjehem shumë krenare që arrita ta përfaqësoj fillimisht Skenderajn dhe Kosovën. Jam shumë e lumtur që në mesin e qindra mijërave kandidatëve për rekord, u zgjodha unë fituese. Për të rinjtë kam një mesazh që mos të ndalen nga ëndrrat e tyre, sepse nëse ti e do punën tënde pa dyshim, do të arrish sukses”, ka thënë Fejza-Idrizi.

vjza nga skenderaj

Por Arbnora se nuk do të ndalet me kaq. Ajo ka njoftuar se po përgatitet ta shënojë një rekord të ri.

“Bëhet fjalë për vazon me lule edhe flamujt e shteteve të botës që e kanë njohur  Kosovën. Unë e kam titulluar “Lulet e lirisë”. Po ashtu, ky rekord do të jetë në shenjë falënderimi për ata që ranë dëshmorë për Kosovën”, ka thënë ajo.

Përndryshe, Arbnora Fejza Idrizi ka dhjetë vite që merret me artin e origamit. Ajo më parë ka punuar si edukatore dhe menaxhere, ndërsa tani është tërhequr përkohësisht nga puna për t’u marrë me rekordet në librin Guiness. /kp/Telegrafi/

48378647 730184850696336 1213731098987593728 n