Vajza në Gjakovë sulmon me thikë nënën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka sulmuar me thikë nënën e saj.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, në qytetin e Gjakovës.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare, nënën e saj”, thuhet në raport.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































