LAJMI I FUNDIT:

“Vajza gjarpër”, adoleshentja e cila nuk mund të dalë në diell sepse lëkura e saj plasaritet dhe ka gjakderdhje (Foto/Video,+16)

“Vajza gjarpër”, adoleshentja e cila nuk mund të dalë në diell sepse lëkura e saj plasaritet dhe ka gjakderdhje (Foto/Video,+16)

Një adoleshente detyrohet të jetojë e izoluar për shkak të një gjendjeje të rrallë të lëkurës, gjendje e cila e lë atë me gjakderdhje, nëse del në diell.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Vedika Gupta quhet “vajza gjarpër” nga nxënësit e tjerë në shkollë dhe detyrohet të jetojë një jetë izolimi.

Siç thuhet më tej, 13-vjeçarja vuan nga lamellar ichthyosis, një gjendje e rrallë që ndalon lëkurën të “shtrihet” siç duhet.


“Nuk mund të dal në diell”, rrëfen ajo. “Sa herë që shkoj jashtë, unë marr një ndjesi djegieje në lëkurën time. Lëkura ime ‘lëkundet’ dhe herë pas here ka gjakderdhje”. “Gjithçka që mund të bëj është të shikoj fëmijët që luajnë dhe gëzojnë jetën e tyre”.

Vedika, nga Indore në Indi, kalon kohën e saj vetëm duke studiuar, pikturuar dhe duke parë televizor pasi nuk ka miq.

Familja e saj e ka dërguar atë tek disa mjekë, por askush nuk ka qenë në gjendje t’i japë asaj një kurë.

Ajo duhet të mbulojë veten me hidratues disa herë në ditë për të ndaluar lëkurën e saj nga plasaritjet dhe gjakderdhjet.

Motra e vjetër e Vedikës, Sunidhi, 20 vjeçe, gjithashtu vuan nga gjendja dhe është aq e vetëdijshme për pamjen e saj, prandaj as ajo nuk del jashtë. Tezat e tyre gjithashtu vuajnë nga gjendja gjenetike. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6yXi93__hc0

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

“Prisni kundërtarifa”, kancelari gjerman paralajmëron SHBA-në

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Qindra skiatorë të padurueshëm në Japoni ngjiten në shpat për shkak të radhëve të mëdha për teleferik

Qindra skiatorë të padurueshëm në Japoni ngjiten në shpat për shkak të radhëve të mëdha për teleferik

Azia
Trump: Po heqim monedhat një cent sepse po na kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Trump: Po heqim monedhat një cent sepse po na kushtojnë mbi 2 cent secila për t’u prodhuar

Amerika

"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump

Botë
Kalo në kategori