LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Paul Walker, Meadow zbulon se kishte pësuar një abort në vitin 2020

Vajza e Paul Walker, Meadow zbulon se kishte pësuar një abort në vitin 2020

Vajza e Paul Walker, Meadow Walker zbuloi se ajo kishte një abort në vitin 2020.

Modelja, 23 vjeçe, tregoi këtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë të premten (24 qershor), i cili rrëzoi Roe kundër Wade, duke ia kthyer autoritetin për të rregulluar abortin në shtete individuale.

“Janë të panumërta gra që kanë luftuar me marrjen e vendimit për të kryer një abort. Edhe unë kam luftuar me zgjedhjen, por në vitin 2020, kur bota po shembet gjatë pandemisë, kërkova një abort”, shkroi ajo në Instagram.


“Sot shënon një pengesë të madhe në histori – një padrejtësi e thellë ndaj grave në të gjithë Shtetet e Bashkuara”, filloi postimin e saj Meadow, shkruan DailyMail.

Ajo vazhdoi të tregojë se përvoja ishte ‘private dhe personale’ dhe se ajo ishte ‘me fat që kishte një mjeke të shkëlqyer që më mbështeti gjatë procesit’.

Ajo vazhdoi të lavdërojë profesionistët mjekësorë që e ndihmuan, duke shkruar: “Me ndihmën e tyre, unë jam në gjendje të jem personi i lumtur dhe i shëndetshëm që jam sot”.

Megjithatë, ajo tutje në postim tha se shqetësohej për gratë e tjera në pozicionin e saj.

“Tani, të dish që edhe më shumë gra nuk do të kenë mundësinë të kërkojnë një ndërprerje të sigurt dhe të zgjedhin trupin e tyre fillimisht, është absolutisht zemërthyese. Në një botë që vazhdimisht margjinalizon femrat, kjo ndihet si sulmi më i madh nga të gjitha”, shtoi ajo.

Meadow e mbylli mesazhin e saj duke shkruar: ‘Ndalimi i abortit nuk i parandalon abortet, ai parandalon abortet e sigurta’.

Ajo më pas rishpërndau postimin e saj dhe duke shtuar se ka marrë ‘komente urrejtjeje’ për ndarjen e historisë së saj.

“Sasia e komenteve të urrejtjes që kam marrë në këtë postim është e pabesueshme. Ju lutem mos më ndiqni nëse nuk jeni dakord me vlerat e mia. Mos qëndroni përreth për të komentuar gjëra të tmerrshme”, iu lut ajo 3.7 milionë ndjekësve të saj.

Meadow është vajza e vetme e aktorit të ndjerë Paul Walker – më i njohur për rolin e tij si Brian O’Conner në “Fast & Furious”, i cili vdiq në vitin 2013 në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti me makinë.

Gjykata e Lartë anuloi vendimin historik të vitit 1973 Roe kundër Wade të premten në mëngjes, duke mbështetur ndalimin kufizues 15-javor të abortit të Mississippit.

Aborti u shpall automatikisht i jashtëligjshëm në 18 shtete të SHBA-së sapo Roe kundër Wade u përmbys, falë ‘ligjeve të nxitjes’ të hartuara posaçërisht dhe ndalimeve historike që u rikthyen automatikisht pas vendimit të së premtes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori