LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Kobe Bryant, Natalia në pasarelat e Javës së Modës në Milano

Vajza e Kobe Bryant, Natalia në pasarelat e Javës së Modës në Milano

Vajza e madhe e Kobe Bryant, Natalia, 20 vjeçe, bën debutimin e saj në pistë gjatë Javës së Modës në Milano, ndërsa nëna Vanessa e shikon me krenari nga rreshti i parë.

Natalia Bryant, vajza e madhe e legjendës së ndjerë të NBA-së Kobe Bryant, bëri debutimin e saj në pistën e saj të premten teksa po ecte në shfaqjen e Versace gjatë Javës së Modës në Milano, shkruan DailyMail.

Bukuroshja brune, 20 vjeçe, doli në pasarelë me njerëz si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner teksa mamaja e saj krenare Vanessa Bryant, 41 vjeçe, e shikonte nga rreshti i parë.


Natalia dukej e sofistikuar ndërsa modelonte një fustan të zi elegant me shpatulla këndore që i nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata.

Ajo shëtiti në dyshemenë e shahut me një palë këpucë baleti argjendi dhe mbante një çantë klasike prej lëkure të zezë.

Studentja e “USC” kapi flokët e saj të errët e të mëndafshtë në një stil voluminoz gjysmë lart, gjysmë poshtë që u fiksua në vend me kapëse elegante.

Pamja e saj u aksesua me dy unaza ari dhe të zeza, si dhe një palë vathë të ngjashëm.

Vanessa mezi e mbante krenarinë e saj teksa u shfaq para kamerave përpara shfaqjes së parë të modës së vajzës së saj.

E veja e Kobe Bryant, 41 vjeçe, e veshur me një fustan “Versace” të zi të gjatë, të hapur përpara duke treguar linjat e saj.

Ajo mbante një çantë lëkure me shkëlqim “Versace” dhe lidhi një palë rrathë të zgjatur ari në veshët e saj.

Ajo ishte ulur në rreshtin e parë për shfaqjen e pistës së mbushur me yje që u zhvillua në Milano, Itali. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori