Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhet e Shqipërisë. Këtë herë në Divjakë, ku një vajzë 12 vjeçe është mbytur në det.
Ajo kishte qenë në plazh së bashku me kushërirën. Vajza e mbytur është me inicialet G.A. Një djalë 15 vjeç kishte tentuar të shpëtonte kushërirat që po mbyteshin, por nuk ia ka dalë të shpëtojë dot të miturën 12-vjeçare.
“Në datën 14.08.2017, rreth orës 16:00, në plazhin e Divjakës, shtetasja G.A, 12 vjeçe, banuese në fshatin Krykuq, Divjakë, duke u larë në det bashkë me kushërirën e vet, shtetasen M.L, 11 vjeçe, banuese në fshatin Mizë, Divjakë, i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten”, thuhet në informatën e Policisë.
“Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M, 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë i ka nxjerrë në breg të dyja vajzat por ka mundur të jetoi vetëm shtetasja M.L, pasi vajza 12 vjeçare G.A ka ndërruar jetë. Shërbimet e policisë dërguan me urgjencë në spital djalin që shkoi për të shpëtuar vajzat pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak të ujit të tepërt që kishte konsumuar. Aktualisht djali ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu edhe vajza tjetër që shpëtoi M.L nuk ka probleme për jetën”, thuhet në njoftim./shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit