LAJMI I FUNDIT:

Vaji i ullirit për flokë të thinjura

Vaji i ullirit për flokë të thinjura

Flokëve të thinjura do t’ua ktheni shkëlqimin dhe fortësinë përmes maskës me bazë të vajit të ullirit dhe mjaltit, të cilën do ta vendosni në flokë një herë në javë.

Përzieni sasi të njëjta të vajit të ullirit dhe mjaltë, përgatitjen vendoseni në flokë, deri në rrënjë, masazhojeni mirë, mbi kokë vendosni qese plastike dhe mbi të peshqir të ngrohtë, ndërsa pas gjysmë ore, flokët lani me ujë të vakët dhe ngadalë pastrojini me shampon.

E njëjta vlen edhe për lëngun e limonit, të cilin duhet ta përzieni me vaj kokosi. Përgatitjen e fituar vendoseni ne gjithë kokën, ndërsa pas gjysmë ore flokët lajini me ujë të vakët. Kjo maskë pengon rënien e flokëve dhe ngadalëson shfaqjen e qimeve të thinjura, ndërsa njëkohësisht flokëve ua kthen dukjen e shndritshme dhe të shëndoshë. /Telegrafi/