“Uuuh!” shfaqja e fundit për këtë sezon në Teatrin Kombëtar

Ndërkohë, Jeton Neziraj, drejtor i Teatrit, po ashtu ka paralajmëruar edhe hapjen e konkursit për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”. Ky konkurs hapet pas më shumë së dy dekadash dhe është një konkurs që zakonisht stimulon dramat e zhanreve të reja.
Konkursi pritet të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës, pasi që këshilltari i Ministrit të Kulturës për Teatër, Bekim Lumi, beson se ministri do ta përkrah atë.
Ndërkaq, pritet që të hapet edhe konkursi për ansamblin e ri të aktorëve të Teatrit Kombëtarë një gjë kjo që parashikohet edhe me ligjin për teatër. Në bazë të nenit 25 të ligjit për teatër, sipas të cilit Teatri Kombëtarë i Kosovës duhet të këtë ansamblin e vet artistik, rezident, të përbërë se paku nga 30 aktorë.
Kryetari i Këshillit Drejtues Ahmeta Brahimaj ka paralajmëruar për “Kohën Ditore”, se për këtë do të bëhet një komision ekstra i cili do të zgjedh aktorët e rinj të teatrit.



















































