Ushtrimet fizike dhe këshillat që duhet t’i ndiqni për ta djegur dhjamin në bark

Reduktimi i sasisë së yndyrës në trupin tonë mund të jetë një qëllim sfidues, ndërkaq shtimi i yndyrës shpeshherë mund të jetë detyrë e vështirë për t’u kontrolluar.
Edhe me një dietë të shëndetshme, ushtrimet e rregullta fizike janë të nevojshme për ta djegur dhe eliminuar yndyrën, transmeton Telegrafi.
Yndyra e brendshme në zonën abdominale e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të tipit 2 të diabetit dhe të shumë problemeve tjera shëndetësore.
Andaj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa këshilla se si ta shpejtoni djegien e yndyrës në zonën e barkut, e gjithashtu edhe disa ushtrime fizike që ju ndihmojnë në këtë proces.
- Konsumoni ushqime të pasura me fibra të tretshëm
- Shmangni alkoolin
- Zvogëloni nivelet e stresit
- Shmangni konsumimin e ushqimeve me sheqer
- Kufizoni sasinë e karbohidrateve që i konsumoni, e posaçërisht karbohidratet e rafinuara
- Sigurohuni të bëni gjumë të mirë çdo natë
- Konsumoni më shumë peshk
- Shmangni ushqimet trans-yndyrore
- Konsumoni uthull molle
- Sigurohuni se dieta juaj është e pasur me proteinë
- Shmangni pijet freskuese dhe ato me sheqer artificial
- Pini çaj të gjelbër gjatë ditës
Disa ushtrime fizike që janë të mahnitshme për djegien e yndyrës në zonën e barkut: 'Heavy Side Bend'
'Mountain Climber'
'V-UPS'
'Bicycle'
'Plank'


















































