LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime të verifikuara për duar dhe vithe. Shtatë minuta deri te vithet e tendosura! (Video)

Ushtrime të verifikuara për duar dhe vithe. Shtatë minuta deri te vithet e tendosura! (Video)

Zuzka Light tashmë shtatë vjet në You Tube demonstron ushtrimet shumë efikase të cilat shumë shpejt mund të na çojnë në rezultate të dukshme

Misioni i saj është të na tregojë që ushtrimet nuk është patjetër të jenë afatgjata as të kërkojnë posedimin e palestrës private, por shumë lehtë dhe thjesht, me pak ushtrime të rregullta, vullnet dhe angazhim, mundeni në mënyrë cilësore t’i bëni edhe në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Programi i saj është i bazuar në ushtrimet e shkurtra, me intensitet të lartë të cilat pulsin tonë do ta çojnë deri në maksimum, ndërkaq me këtë edhe deri në shpenzim maksimal të kalorive.


Asnjë ushtrim i Zuzkas nuk zgjat më shumë se 20 minuta, ndërkaq kjo video për vithe perfekt na tregon se si në tërësi t’i lodhim dhe t’i formojmë muskujt e gluteusit në vetëm disa minuta.

Zuzka në video përdor peshat prej përafërsisht tre kilogramësh, mirëpo nëse nuk i keni, edhe shishe të zakonshme plastike të mbushura me rërë të imët do ta bëjnë ushtrimin tuaj të suksesshëm.

/Telegrafi/