Forca ajrore ukrainase thotë se iu përgjigj një sulmi ajror rus gjatë natës.

Ai thotë se arriti të rrëzojë katër nga gjashtë raketat e lundrimit të lëshuara nga Rusia.


Gjithashtu forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar dhjetë nga 16 dronët sulmues rus.

Dy nga raketat ruse të lundrimit kishin goditur më parë një "objekt civil" në Ukrainën qendrore, njoftoi ushtria.

Kujtojmë se mediumi amerikan, Washington Post ka raportuar se ka nisur kundërsulmi i shumëpritur ukrainas për çlirimin e territoreve të okupuara nga Rusia.

Kjo e fundit ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/