LAJMI I FUNDIT:

Ushtria do t’i ndihmojë spitalet e Londrës – mungesë e stafit shkaku i COVID-19

Ushtria do t’i ndihmojë spitalet e Londrës – mungesë e stafit shkaku i COVID-19

Qeveria britanike po përdor ushtrinë për të lehtësuar mungesat e personelit nëpër spitalet e Londrës të shkaktuara nga një shpërthim i shpejtë i coronavirusit.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) njoftoi të premten se do të vendosë 200 personel në spitalet në të gjithë kryeqytetin, ku numri i personave të shtruar në spital me COVID-19 arriti në katërmijë këtë javë, më shumë se trefishi i asaj që ishte vetëm një muaj më parë, raporton cnn.

Në të njëjtën kohë, rreth 10 mijë punonjës të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Londër janë aktualisht jashtë punës për shkak të COVID-19, sipas të dhënave nga NHS Angli.


Në të gjithë Anglinë, më shumë se 82 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor mungonin për shkak të coronavirusit që nga 2 janari.

Ministria e Mbrojtjes tha se 40 mjekë të mbrojtjes do të ndihmojnë me kujdesin ndaj pacientëve, ndërsa 160 personel të detyrës së përgjithshme do të vendosen për të ndihmuar në punë të tjera, si mbajtja e stoqeve, kontrollimi i pacientëve në mbërritje dhe kryerja e kontrolleve bazë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori