LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës – Përgatitjet për “Defender Europe 2021”

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës – Përgatitjet për “Defender Europe 2021”

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga dita kur forcat ushtarake amerikane do të nisin një stërvitje në vendin Shqipëri, përgatitjet kanë nisur.

Pamjet që shihni vijnë nga porti i Durrësit, ku ushtria amerikane po sjell mjetet për stërvitje.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, një nga aleatët kryesorë të saj, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.


Në stërvitjen “Defender Europe 21” do të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vende të tjera aleate, të cilat do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.

Zëvendëskomandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë, Gjeneral Major Joseph Jarrard e cilësoi Shqipërinë gjatë një vizite të fundit në vendin tonë si partnere strategjike e sigurisë amerikane në Evropë. Ai theksoi, se stërvitja në fjalë do të shërbejë “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtarë shqiptarë në tokën shqiptare”.

Ndërkohë kjo stërvitje vjen në të njëjtën kohë kur , Shtetet e Bashkuara janë në një situatë konflikti për çështjen e kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Vendimi amerikan tingëllon si një mesazh nga një anë mbështetës për Kievin aleat, por edhe një paralajmërim ndaj Moskës që javët e fundit ka filluar të përqendrojë forca të shumta ushtarake në kufi me Ukrainën, zyrtarisht për t’iu kundërpërgjigjur atyre që cilësohen si provokime të ushtrisë ukrainase ndaj rebelëve të zonave pro-ruse në lindje të vendit.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrën për përplasjet në rritje në rajonin lindor të Donbasit, ku trupat ukrainase kanë luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia në konfliktin që Ukraina thotë se ka shkaktuar vdekjen e më shumë 14,000 njerëzve që nga viti 2014. Ngërçi ka rritur tensionet midis Moskës dhe administratës së Presidentit amerikan Joe Biden, e cila vendosi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë këtë javë që e shtyu Moskën të hakmerrej me masa të ngjashme të premten. /Tch/Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori