Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për raportet, të cilat citojnë zyrtarët që monitorojnë zonën dhe burimet e rebelëve.

Njëzetenjë paqeruajtësit, të gjithë filipinas, janë rrëmbyer të mërkurën nga rebelët sirianë, të cilët fillimisht kanë kushtëzuar lirimin e tyre me tërheqjen e forcave qeveritare të Sirisë nga zona, transmeton Rel.


Pengjet janë mbajtur në fshatin Jamla, pranë rajonit të Lartësive Golan, që kontrollohet nga Izraeli.

Përgjegjësinë për rrëmbimin e ka marrë grupi i quajtur Martirët e Yarmoukut.

Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara monitorojnë armëpushimin midis Sirisë dhe Izraelit në Lartësitë Golan qysh në vitin 1974. /Telegrafi/