Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore të Nigerit kanë njoftuar një grusht shteti në televizionin kombëtar.

Ata thanë se kishin “shpërbërë” kushtetutën, pezulluan të gjitha institucionet dhe mbyllën kufijtë e vendit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum është mbajtur nga trupat e gardës presidenciale që nga orët e para të së mërkurës.

Atij iu premtua "mbështetja e palëkundur" e Uashingtonit në një telefonatë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha gjithashtu se ai kishte folur me presidentin dhe ofroi mbështetjen e plotë të OKB-së.

Bazoum është një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore.

Screenshot 1 90

Dy vende fqinje, Mali dhe Burkina Faso, kanë përjetuar grusht shteti të shkaktuar nga kryengritjet xhihadiste në vitet e fundit.

Në të dy vendet, udhëheqësit e rinj ushtarakë kanë rënë në konflikt me Francën, ish-fuqinë koloniale, e cila gjithashtu më parë sundonte Nigerin. /Telegrafi/