Mësoni si të përgatisni ushqimet e përkryera me dardhë për bebe me anë të recetave, ideve dhe këshillave tona. Mendojmë se nuk ka asgjë më të shijshme se një dardhë e pjekur plot lëng … dhe bebet në çdo vend janë në një mendje me këtë.
Disa fakte mbi ushqimin për bebe me dardhë
Ka kaq shumë variete dardhash dhe kaq shumë variante stinore në vjeljen e tyre sa dardhët janë të gjindshme gjatë gjithë vitit në shumë vende të botës, transmeton Telegrafi.
Dardhat janë një burim i mirë i vitaminës C dhe bakrit (i cili mbron qelizat e trupit nga dëmtimi dhe ndihmojnë sistemin imunitar), vitaminën K, kaliumit dhe fibrave (të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe mbajnë beben në një bazë të rregullt ushqimore). Për vitet e mëvonshme, dardha ndihmon në uljen e kolesterolit dhe mbron trupin ndaj kancerit.
Dardha është fruta më pak acidike duke e bërë atë një ushqim parësor pas ndërprerjes së gjirit tek bebet dhe një frutë e ëmbël për të filluar me bebe që kanë heqje barku fëmijëror.
Studimet kanë treguar që përdorimi/konsumimi i dardhave ndihmon në mbrojtjen ndaj astmës.
A mund të hajë bebi im dardhat?
Sipas organizatave të shëndetit, bebet nuk kanë nevojë për tjetër gjë veç qumështit të gjirit për 6 muajt e tyre të parë të jetës. Por nëse ju vendosni të filloni t’i jepni bebes ushqime të forta përpara se të kalojnë 6 muaj, atëherë dardhat konsiderohen të jenë një prej ushqimeve më të sigurt për t’ia dhënë të voglit tuaj si ushqim i parë.
Dardhat kanë prirje të kenë jashtëqitje të pakontrolluara kështu shmangni dhënien e tyre bebes tuaj nëse ai vuan nga diarreja.
Zgjedhja dhe ruajtja e frutës për recetat me dardhë për beben tuaj
Zgjidhini për beben tuaj dardha që kanë një lëkurë të këndshme, të butë, pa vraje apo brima të vogla në të. Disa dardha mund të kenë pika ngjyrë të kafe në lëkurën e tyre, kjo njihet si “ngjyra e kuqërremtë” – për aq kohë sa nuk është e tepruar – nuk ndikon në shijen e frutës në një mënyrë negative. Sapo të shkoni në shtëpi, piqini dardhat tuaja duke i vendosur në një tas në temperaturën e dhomës. Kur dardhat të jenë të pjekura ato ndoshta do të marrin një ngjyrë më të zbehtë. Kur të jenë gati për t’u ngrënë duhet të ndjeni një përkulshmëri kur e shtypni me majën e gishtave.
Për t’i pjekur dardhat më shpejt. ..
Provoni të fusni një banane në enën ku keni dardhat, ose i futni në një qese letre në ngjyrë të kafe.
MOS i fusni dardhat në frigorifer përpara se të jenë plotësisht të pjekura ose ato nuk do të piqen kurrë më! Por kur të JENË gati për t’u ngrënë t’i fusësh në frigorifer do të ndalojë pjekjen e mëtejshme të tyre. Dhe mos i ruani dardhat pranë ushqimeve me shije të fortë, sepse ato kanë prirje të thithin erërat.
A duhet t’i gatuaj dardhat për bebin tim?
Në përgjithësi, jo.
Dardhat e pjekura të papërgatitura janë mjaft të buta dhe të lëngshme për t’u bërë lehtësisht pure ose të shtypen për bebe deri në moshën 6 muajsh ose të shërbehen si një ushqim që hahet me duar për një bebe më të rritur.
Ato do të ruajnë të gjithë lëndët ushqyese të cilat mund të humbin në disa drejtime gjatë gatimit. Megjithatë, të gatuash dardhët e bën frutën më të butë duke prishur strukturat qelizore duke i bërë më të lehta për t’u tretur. Ajo gjithashtu shkatërron alergjenët që, rrallë shkakton reaksione alergjike. Për këtë, ju rekomandojmë të gatuani dardha për bebe NËN moshën 6 muajshe ose nëse dardha vetë është shumë e fortë për t’u shërbyer e freskët.
A duhet t’i qëroj dardhat më parë?
Nuk është e nevojshme të qëroni dardhat për bebe më të rritur, megjithatë lëkura duhet të hiqet për bebet më të vogla në moshë të cilët mund të kenë vështirësi në tretjen e saj ose te të cilët mund të kenë një rrezik mbytje.
Disa njerëz preferojnë ta qërojnë dardhën për shkak të arsye sigurie – ka qeliza druri pikërisht poshtë lëkurës që mund t’i bëjnë dardhat të duken pak ranore. Në anën tjetër, shumë nga lëndët ushqyese në frutë janë të vendosura në lëkurë. Kështu është gjithmonë e mirë të nxisësh të voglin tuaj ta hajë të tërë frutën.
A mund të jetë i vogli im alergjik ndaj dardhëve?
Alergjitë ndaj dardhëve janë shumë të rralla. Megjithatë, përsëri duhet t’ia jepni dardhën bebes me pëlqimin e doktorit tuaj dhe duke përdorur rregullin katër ditor. Në këtë mënyrë, nëse dardhët SHKAKTOJNË një reaksion të kundër ose një çrregullim në tretje te bebja juaj, ju do të jeni lehtësisht në gjendje ta quani dardhën si fajtorin e kësaj situate.
Si t’i gatuani dardhat për beben tuaj
Ka shumë mënyra të thjeshta në të cilat mund të përgatitet ushqimi me dardhë për bebe nëse ju zgjidhni që ta gatuani frutën.
1. Me avull – Qërojeni dardhën, hiqjani bërthamat dhe priteni në copa. Vendoseni dardhën e përgatitur brenda tenxheres me avull dhe gatuajeni derisa të jetë e butë.
2. E zierë – Qërojeni dhe pastrojeni nga bërthamat dhe vendoseni në një tigan të thellë me ujë të mjaftueshëm për t’i mbuluar copat. Ziejeni në zjarr të avashtë derisa të zbutet. Mos filloni ta valoni derisa përzierja t’i ngjajë një pureje meqenëse do të jetë shumë e lëngshme. Copat e buta janë të mrekullueshme për t’u ngrënë.
3. E pjekur – Qërojeni dhe pastrojeni nga bërthamat. Priteni në katërsh dhe mbështilleni në letër alumini. Piqeni derisa të jetë bërë e butë.
4. Në mikrovalë – Qërojeni dhe pastrojeni nga bërthama pastaj priteni në copa. Vendoseni në një enë që duron nxehtësinë e mikrovalës dhe shtoni në të pak ujë. Gatuajeni në temperaturë të lartë derisa dardha të jetë e butë.
Këshilla të dobishme
Për të parandaluar dardhat e prera nga çngjyrosja, zhytini në një tretësirë një lugë gjelle lëng limoni në një filxhan ujë.
Si t’i bëni dardhat pure
Vetëm përgatiteni frutën duke përdorur një nga mënyrat e përshkruara më sipër. Pastaj vendoseni në një mikser ushqimi dhe e grini e punoni shpejt derisa të jetë zbutur – ose vetëm shtypeni të tërë dardhën duke e bërë një masë të qullët. Gjithashtu mund të bëni pure për bebet duke e kaluar frutën në një sitë.
Mbani mend: mund t’i bëni pure ose t’i shtypni të pagatuar më parë dardhët që janë të pjekura mirë për bebe të moshës të paktën 6 muajsh.
A mund ta ngrij dardhën si ushqim për bebe?
Po, megjithëse do t’ju duhet të punoni në të shpejt për të evituar çngjyrosjen më pas.
Dardhat e shkrira nga ngrirja mund të shijojnë pak si ranore meqenëse uji priret që ta ndajë frutën. Një zierje e mirë zakonisht është e gjitha ajo çka nevojitet por, për këtë arsye nuk ju rekomandojmë që t’i hidhni lëng e ta holloni ushqimin e bebes suaj përpara se ta fusni në ngrirje.
Ide për ushqim me dardhë për bebe
▪ Përzieni purenë e dardhës me avokado ose banane.
▪ Shtojani purenë kokrrave të drithit ose bollgurit, ose qullit të tërshërës.
▪ Përziejeni dardhën në pastinak të gatuar më parë (mund t’ju duket e çuditshme por në të vërtetë ka një shije të mrekullueshme).
▪ Gjithashtu dardha përzihet me shije të mirë dhe me kungull ose me patate të ëmbla.
▪ Përzieni dardhë të ëmbël të lëngshme në kos natyral të bërë në shtëpi.
▪ Përziejeni me djathë fshati – mmm’
▪ Zieni një dardhë të qëruar e të pastruar nga bërthamat në lëng molle.
▪ Shërbeni copa trekëndore të buta, të lëngshme si ushqim për t’u ngrënë me duar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshironi të përmirësoni besimin e fëmijës suaj? Aplikoni këto tetë këshilla
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Këshillat për vendosjen e buzëkuqit me tone të errëta
Kjo është mënyra e re për të kombinuar xhaketën xhins gjatë vjeshtës
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para