Dr. Teuta Sejdiu-Hasbahta
neonatologe
Për këtë periudhë jete të njeriut identifikimi i ushqimit ideal dhe më të mirë të mundshëm ka evoluar me mijëra vjet në dobi të qumështit të nënës dhe gjidhënies.
Gjendja fiziologjike e shtatzënës, lindja fiziologjike dhe i porsalinduri duhet të jenë faktorë të shkëlqyeshëm prognostik për gjidhënien e mirë dhe të mjaftueshme që do të siguronte mjaftueshëm materie ushqyese për rritjen dhe zhvillimin e shëndoshë të latantit.
Sigurisht që laktacioni i mirë nuk është gjithmonë rrjedhojë e kushteve ideale të shtatzënisë, lindjes dhe periudhës peripartale; megjithatë, mund të thuhet se te shumica e grave shtatzënia e të cilave përfundon para kohe ose nëse i porsalinduri është vitalisht i rrezikuar, perspektiva e laktacionit të suksesshëm është më e vogël.
Gjatë të ushqyerit të porsalindurit vitalisht të rrezikuar me qumështin e nënës, na paraqiten disa probleme bazë.
Këto do të ishin:
* mos prezenca e nënës në ditët e para gjatë kujdesit dhe trajtimit intensiv të porsalindurit, që rezulton me pamundësinë e dhënies gji.
* problemet shëndetësore të nënës pas lindjes, që rezulton me mungesën e nënës lehonë (sidomos kur i porsalinduri transferohet në njësitë e kujdesit intensiv).
* sasia e vogël e pamjaftueshme e qumështit të nënës për të plotësuar nevojat e të porsalindurit.
* laktacioni i shkurtër, gati mosekzistues në muajin e parë të jetës të porsalindurit vitalisht të rrezikuar.
Cila do të ishte zgjidhja?
* Të mundësohet qëndrimi i nënës afër të porsalindurit sa më shpejtë që është e mundur, edhe pse i porsalinduri është i sëmurë (në njësitë e specializuara neonatologjike që do duhej të siguronin hapësirën adekuate, kujdesin – eventualisht edhe trajtimin, mbikëqyrjen, edukimin dhe mbështetjen profesionale për zhvillimin e laktacionit).
* Nëse për një kohë kjo nuk është e mundur, atëherë vjen në shprehje mjelja, grumbullimi dhe transporti adekuat i qumështit të gjirit.
Por, si të bëjmë nëse dështon gjidhënia apo nëse kemi rastet me nevoja të posaçme?
Dihet se disa nga përbërësit e qumështit human janë të pazëvendësueshëm, gjë që e bëjnë atë të jetë i veçantë.
Përbërja e “qumështit të pjekur’’ human është bazë për llogaritjen e nevojave nutritive dhe energjetike për të porsalindurit dhe motakët, e po ashtu ai është edhe “model referent” për përcaktimin e kritereve të cilave duhet t’i përmbahen të gjithë prodhuesit e formulave qumështore.
Qumështi i nënës është ushqim ideal për të porsalindurin e shëndoshë, kështu që përbërësit specifik të tij, sasitë e duhura si dhe shfrytëzimi apo përthithja e tyre maksimale, janë caku i nënshtrimit të një mori analizave hulumtuese që duhet nënshtruar cilido qumësht apo edhe formulë qumështore me qëllim të sigurimit të ushqimit adekuat.
Vlera specifike e qumështit të nënës qëndron në dy rolet e tij të padiskutueshme e që janë edhe baza obligatore që duhet të ketë secili “zëvendësues”’ qoftë ajo formulë qumështore apo edhe lloj tjetër i qumështit.
Cili është roli specifik i qumështit të nënës?
* Nutritiv (sigurimi i burimeve të energjisë, materieve ndërtuese dhe kofaktorëve enzimatik që janë të domosdoshëm për rritje të organizmit të ri).
* Funksional (sigurimi i materieve të shumta me funksione specifike si: faktorët protektiv, modulatorët e rritjes, enzimat, hormonet dhe përbërësit tjerë të cilët ende janë të padefinuar plotësisht).
Qumështi i nënës është ushqim adekuat që siguron gjithë nutrimentët e nevojshëm për rritje dhe zhvillim të porsalindurve me peshë normale për moshën gjestative.
Si të veprojmë tek grupet që kërkojnë një kujdes të veçantë (prematurët, SGA, IUGR) e që janë grupacioni më i ndjeshëm dhe me një morbiditet dhe mortalitet mjaftë të lartë?
Ky grupim i të porsalindurve janë të rrezikuar nga:
* restrikcioni i hershëm i rritjes dhe zhvillimit postnatal.
* sëmundjet e ndryshme kronike dhe infektive
* zhvillimit të ngadalësuar si dhe vdekjes në fëmijërinë e hershme
Në botë, çdo vjet vdesin 4 milion fëmijë në muajin e parë të jetës, ndërsa 27% prej tyre i takojnë grupit të foshnjave të lindura para kohe.
Morbiditeti dhe mortaliteti i këtij grupi mjaft vulnerabil të foshnjave, mund të zvogëlohet me përmirësimin dhe avancimin e kujdesit ndaj tyre duke i dhënë theks të veçantë ushqimit adekuat.
Ushqimi adekuat nënkupton:
* llojin e qumështit (qumësht gjiri pa apo me shtesa, qumësht nëne të fortifikuar apo formulë speciale të qumështit) që do jepet
* shtesat për pasurimin e qumështit
* mënyrën dhe frekuencën e të ushqyerit
* mënyrën e përcjelljes së shkallës së ushqyeshmërisë.
Qumështi i nënës i të porsalindurit prematur (67 kcal/100ml me osmolaritet 300 mOsm/L) ka një vlerë specifike dhe të pazëvendësueshme në të ushqyerit e të porsalindurit prematur.
Qumështi i freskët apo edhe ai i deponuar në frigorifer në mënyrë adekuate përmban:
• faktorë imunologjik dhe antimikrobial që luajnë rolin protektiv ndaj infeksioneve (rol i pazëvendësueshëm);
• tretshmëria dhe përthithja maksimale (osm. 300 mOsm/l)
Por, ky qumësht nuk siguron mjaftueshëm kalori dhe disa materie te të porsalindurit me nevoja të posaçme (prematurët, SGA, IUGR), si proteinat, Ca, P, Na, Fe, vitaminat etj, materie këto shumë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e indeve dhe eshtrave, sidomos tek të porsalindurit me peshë të vogël.
Kjo ka shtyrë zhvillimin e industrisë për prodhimin e formulave speciale të qumështit me vlera kalorike më të larta, osmolaritet adekuat (rreth 300 mOsm/L) me përmbajtje që do t’i mbulonte nevojat e shtuara të këtij grupi të porsalindurve, gjithnjë duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga AAPCON dhe ESPGN-CON për të porsalindurit prematur.
Këshillë
* Para organizimit të të ushqyerit enteral është e domosdoshme të vlerësohet saktë mosha gjestative, ecuria e rritjes intrauterine, statusi nutritiv dhe gjendja klinike e të porsalindurit.
* Duhet domosdo të dimë nevojat energjetike dhe nutritive me qëllim të përpilimit të planit për përcaktimin e llojit të qumështit, vlerat nutritive dhe kalorike të tij si dhe sasinë apo volumin adekuat.
* Me rëndësi është arritja e efektit ushqyes të qumështit të nënës me vlerë biologjike, me sasi minimale të mundshme që merret me rrugë enterale.
Të gjitha këto me qëllim të sigurimit të një rritje dhe zhvillimi normal sidomos të grupit të porsalindurve me nevoja të posaçme siç janë SGA, IUGR, VLBW.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën