Jeni duke pasur probleme me përqendrimin? Shumë faktorë ndikojnë që të keni këso probleme, megjithatë, fatmirësisht duket se ka mënyra për ta përmirësuar përqendrimin.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej ushqimeve që ju ndihmojnë ta rrisni përqendrimin:
Kafeina
Nuk ka ndonjë pilulë magjike që jua rritë inteligjencën apo ju bën më të mençur – por substancat e caktuara, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojnë të përqendroheni. Kafeina gjendet në kafe, çokollatë, pije energjike dhe, ndonëse ju ndihmon të jeni më të vetëdijshëm e më të përqendruar, efektet janë afatshkurtra. Veç kësaj, sasitë e tepërta të kësaj substance janë të dëmshme, andaj duhet t’u përmbaheni udhëzimeve.
Sheqeri
Sheqeri është burimi i preferuar i energjisë për trurin – jo sheqeri i tavolinës, por glukoza, të cilin trupi e përpunon nga sheqernat dhe karbohidratet që i hani. Kjo është arsyeja se përse një gotë lëng portokalli ose lëng tjetër i pemëve mund të ofrojë përforcim afatshkurtër të kujtesës dhe aftësive të mendimit. Por, nëse e teproni, kujtesa mund të dëmtohet bashkë me pjesë tjera të trupit. Vlen të ceket se sheqeri i shtuar është ndërlidhur me sëmundje të zemrës dhe sëmundje tjera.
Hani mëngjes për ta mbushur trurin energji
Jeni mësuar ta shmangni shujtën e mëngjesit? Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund ta përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë mëngjes kanë tendenca të performojnë më mirë në shkollë sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Ushqimet më të rekomanduara për t’i ngrënë në mëngjes janë produktet e bulmetit, tërshëra dhe pemët.
Peshku vërtet se është ushqim i trurit
Peshku është një burim proteinash që vërtet se ndërlidhet me një përforcim të trurit. Peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë çelësi i një shëndeti të mirë të trurit. Një dietë e pasur me këto acide është ndërlidhur me një rrezik më të ulët të demencës, të sulmeve të trurit dhe me një ngadalësim të dobësimit të trurit. Për një shëndet të mirë të zemrës dhe trurit, hani dy herë në javë peshk.
Shtojeni në dietën tuaj një dozë arrash dhe çokollate në ditë
Produktet arrore dhe farat janë burime të mira të vitaminës E, që është ndërlidhur në shumë studime me dobësim më të ngadalshëm të trurit gjatë moshës. Edhe çokollata e zezë ka veti të fuqishme antioksiduese, pasi që përmban stimulues natyralë si kafeina.
Boronicat janë super të shëndetshme
Hulumtimet me kafshë kanë treguar se boronicat mund ta ndihmojnë trurin nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezatimet e lira, si dhe mund t’i zvogëlojnë efektet e sëmundjeve si ajo e Alzheimerit apo demenca. Studimet gjithashtu kanë treguar se boronicat e përmirësojnë funksionin e muskujve dhe mësimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq