Femrat e kanë një numër të madh të nevojave të vlerave ushqyese dhe zgjedhja e ushqimeve e pijeve të duhura ka efekte pozitive në shëndetin e tyre.
Siç tregojnë studime të shumta, përzgjedhja e grupeve të caktuara të ushqimit e pijeve mund t’u ndihmojë ta përmirësojnë shëndetin dhe t’i parandalojnë sëmundjet e ndryshme, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa artikuj të cilët e përforcojnë shëndetin e femrave.,
Brokoli i lufton rrudhat
Brokoli është një perime e cila futet në kategorinë e “super ushqimeve” sepse zgjidhë shumë probleme shëndetësore.
Një gotë brokoli i përmban 100% të vitaminave kruciale për prodhimin e kolagjenit.
Kolagjeni ia jep lëkurës elasticitetin.
Gjithashtu brokolit janë të pasura me vitaminë A, e cila asiston në rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon që qelizat e vjetra të lëkurës të zëvendësohen me të reja.
Hani ushqime me acide yndyrore omega-3 për t’i zvogëluar sëmundjet e zemrës
Ushqimet që janë të pasura me omega-3 janë të nevojshme për shëndetin e femrave, duke përfshirë zhvillimin e bebeve në mitër, por edhe për uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Disa prej ushqimeve që përmbajnë omega-3 janë: tuna, sardelet, jogurti, qumështi, trofta, etj.
Uji me limon e shpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbje të peshës
Uji me limon është shumë esencial për procesin e tretjes sepse, duke kaluar vitet, sasia e acideve në lukthin tonë zvogëlohet.
Një studim tregon se mbi 30% e femrave kanë gastrit atrofik, që nënkupton se kanë shumë pak ose s’kanë fare hiç acid lukthi.
Limonët janë të mahnitshëm për humbje të peshës sepse i kanë vetëm 12 kalori dhe ju furnizojnë me 30% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C.
Ndër tjerash, limonët e detoksikojnë mëlçinë dhe e luftojnë ndjenjën e urisë. /Telegrafi/
Burimi: Bright Side
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian