Usain Bolt është një prej ish-sportistëve më të suksesshëm në histori të Atletikës.

Ai ka vrapuar për njëzet minuta duke bërë disa sprinte dhe një rast të mirë për të shënuar gol e kishte xhamajkieni.


Kështu mund ta përshkruajmë debutimin e ish-kampionit të shumëfishtë olimpik në vrapim në 100 metra.

Ai luajti në minutat e fundit të miqësores që skuadra norvegjeze Stromsgodset e zhvilloi ndaj përfaqësueses U-19 të Norvegjisë, të cilën e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Theksojmë se 31-vjeçari do të luajë një ndeshje bamirëse më 10 qershor në “Old Trafford” të Manchesterit, stadium ku gjithmonë ka ëndërruar për të qenë protagonist.

Ndryshe, Bolt është mbajtës i rekordeve botërore në 100 metra, 200 metra dhe 4×100 metra. /Telegrafi/

telegrafi sport app