LAJMI I FUNDIT:

Kurti kujton sakrificën e ushtarakëve amerikanë për Kosovën

Kurti kujton sakrificën e ushtarakëve amerikanë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me shqiptaro-amerikanen Besa Tafilaj Pinchotti, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake, kujtoi sakrificën e ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të tyre.

Në takimin me zonjën Tafilaj Pinchotti në veçanti u përmendën dy pilotët e helikopterit Apache, oficerët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert që humbën jetën në Shqipëri më 1999, gjatë operacioneve mbështetëse për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeminsitrit, në takim gjithashtu u fol për përkushtimin e Qeverisë për sigurinë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me SHBA.


Po ashtu u theksua rritja e buxhetit të sektorit të mbrojtjes, më i larti që ka pasur ndonjëherë Kosova, si dhe angazhimi për të zhvilluar një forcë ushtarake profesionale dhe të shkathët në përputhje me doktrinën dhe standardet e NATO-s.

Tafilaj Pinchotti, foli për misionin dhe aktivitetet e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake, e themeluar më 1969, që përfaqëson miliona pjesëtarë të familjeve ushtarake në SHBA përmes avokimit dhe programeve mbështetëse.

Tafilaj Pinchotti, babai i së cilës vjen nga Deçani, rikujtoi kohën kur ajo ka raportuar për luftën dhe periudhën e pasluftës së Kosovës si gazetare në rrjetet televizive ABC dhe NBC, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori