Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur të gjitha standardet dhe në fakt ishte vlerësim i joni që kjo të bëhet qysh në korrik të 2018 dhe kemi rikonfirmuar që keni plotësuar të gjitha kriteret”, tha presidentja e KE-së.


Ursula von der Leyen ka shtuar se detyra tashmë është që të binden vendet anëtare.

“Detyra tani është që të bindim tërë Këshillin Evropian, shumica prej tyre janë në anën tuaj. Mund të llogarisni tek unë personalisht sepse do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar që të arrini këtë”, tha Von der Leyen.

312910572 630230272164976 3292141689534796547 n

Ajo tutje ka shtuar se Kosova ka bërë një punë të mrekullueshme në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krijimin e një ekonomie të lirë të tregut.

“E di që vendi juaj vazhdon të demonstroj përkushtim shumë të madh në rrugëtimin evropian. Keni treguar vlerat tuaja drejt integrimit evropiane. Dhe i jeni bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Jeni duke marrë reforma ambicioze, ju uroj për këtë. Kjo punë e zellshme që ka bërë Kosova është reflektuar edhe në raportin e fundit për zgjerim që është pozitiv për Kosovën. Keni bërë përparim dhe përpjekjeje për të luftuar korrupsionin dhe kjo është e mirë, jeni duke e ndërtuar hap pas hapi jo vetëm gjyqësorin por edhe një ekonomi të lirë të tregut”, ka thënë Von der Leyen. /Telegrafi/