"Urime nanë", Rita Ora shkruan në shqip për Festën e Flamurit dhe ditëlindjen e gjyshes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë sot me ndjekësit një urim të ndjerë për ditëlindjen e gjyshes së saj, Besës.
Artistja publikoi në InstaStory një fotografi të gjyshes, duke i shoqëruar imazhin me një mbishkrim të shkurtër, por me shumë emocion: “Urime ditëlindjen nanë”, shkruar në shqip.
Besa, gjyshja e Ritës nga ana e babait, është bashkëshortja e regjisor it të ndjerë shqiptar Besim Sahatçiu, një ndër emrat më të njohur të skenës teatrore dhe kinematografike në të gjithë Ballkanin.

Përveç urimit për gjyshen, Rita ka ndarë edhe një fotografi të babait të saj, Besnikut, duke e shoqëruar me një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Me këtë gjest, ajo ka treguar sërish lidhjen e fortë me rrënjët e saj dhe krenarinë për trashëgiminë shqiptare.

Rita Ora vijon të mbetet një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, jo vetëm për suksesin e saj global, por edhe për mënyrën se si mban gjallë traditat dhe familjen në çdo hap të rrugëtimit të saj artistik. /Telegrafi/



























































