Uragani Michael - "më i keqi në 100 vjet" - zbarkon në Floridë (Video)

Uragani Michael - stuhi e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë - zbarkoi në rajonin Penhendëll të Floridës, në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia preku tokën pranë Plazhit Meksiko.
Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur.
Guvernatori i Floridës, Rick Scott, paralajmëroi për "shkatërrim të paimagjinueshëm", duke thënë se stuhia do të jetë më e keqja në 100 vjet.
Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës, si rezultat i shirave të furishëm dhe përmbytjeve, përcjell rel.
Stuhia pritet të lëvizë shpejt drejt Bregut Lindor të SHBA-së, duke shkaktuar shira në rajone që tashmë janë goditur rëndë nga uragani Florence, muajin e kaluar.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































