Në magjistralen Prishtinë – Pejë, disa qytetarë do të kenë probleme nëse do të tentojnë të kalojnë me veturat e tyre njërën prej urave kryesore të kësaj magjistrale.
Në vendin ku shenja tregon kthimin për në fshatin Miradi e Ulët, ura është e bllokuar nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë këto ditë.
Banorët kanë treguar për Telegrafin se sa herë që ka reshje të shiut kjo urë bllokohet dhe kështu i lë të paralizuar fshatrat përreth.
Banorët e kësaj pjese janë ankuar se askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka ndërmarr asgjë që ta zgjidhin këtë problem./Telegrafi/