LAJMI I FUNDIT:

Google Maps e befason turisten e huaj në Shqipëri, e udhëzon drejt urës së rrezikshme prej druri

Google Maps e befason turisten e huaj në Shqipëri, e udhëzon drejt urës së rrezikshme prej druri

Një urë mbi lumin Ishëm, që lidh Durrësin me Krujën, tash e disa vite paraqet rrezik për të gjithë ata që kalojnë mbi të.

E ndërtuar në periudhën e Mbreti Zog, ura me dërrasat e kalbura paraqet rrezik për këmbësorët dhe automjetet.

Mijëra banorë të disa fshatrave të Krujës, Kurbinit dhe Durrësit e përdorin këtë urë të rrezikshme për të shkurtuar rrugën me 30-40 minuta.


Sipas banorëve ura e gjatë rreth 70 metra nuk është riparuar asnjëherë.

Mirëpo, platforma Google Maps vazhdon të udhëzojë turistët që të kalojnë mbi urën e rrezikshme prej druri, siç ishte rasti i një turisteje të huaj, që duke u orientuar nga Google, kishte mësyrë të kalojë me veturë mbi urën me dërrasa të kalbura. /Telegrafi/

@frenchie.marie No sorry #googlemaps #googlemapsfun #google #buggooglemaps #albania #albanie #car #travel ♬ son original – Frenchie.marie