Sot shënohet 52-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, tha për KosovaPress se Universiteti i Prishtinës gjatë rrugëtimit të tij ka kaluar në periudha të vështira, sidomos në fillim të viteve ’90-ta kur personeli akademik dhe studentët janë detyruar të kalojnë në objekte private për mbajtjen e mësimit.
“Kuptohet në këto 52 vite Universiteti i Prishtinës ka kaluar në periudha të ndryshme, ku një pjesë prej tyre kanë qenë periudha kur Universiteti i Prishtinës ka shënuar një progres, i ka vendos themelet e ekzistencës së vet dhe vlen për periudhën nga themelimi deri në vitin 1981, pastaj ka qenë një periudhe mjaftë e rëndë nëpër të cilën është detyruar të kalojë Universiteti i Prishtinës, por sidomos pas vitit 1990-1991 kur personeli akademik dhe studentet janë detyruar të kalojnë në objekte private për mbajtjen e mësimit shënon periudhën më të rëndë të këtij institucioni që nga themelimi i tij.
Natyrisht pas çlirimit ne jemi kthyer përsëri nëpër hapësirat të cilat na takojnë edhe është punuar nga menaxhmentet e kaluara që sado kudo të kompensohen mangësitë të cilat kanë qene të imponuara në të kaluarën. Prandaj, sot ne jemi në një moment të shënojmë 52- vjetorin dhe të tregojmë për shumë të arriturat që kanë ndodh në ndërkohë në Universitetin e Prishtinë”, vijoi Sahiti.
Universiteti i Prishtinës ka luajtur rolin e saj edhe në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë.
Profesori Arben Fetoshi thotë se krahas këtij roli historik, UP është duke ngritur kuadro dhe në rrugë të mbarë drejt reformave që programet e saj t’i përshtatë me nevojat e tregut.
“Natyrisht përvjetori i Universitetit të Prishtinës është ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për Universitetin por për të gjithë Kosovën. Në qoftë se kemi parasysh rolin e rëndësishëm të Universiteti të Prishtinës në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë.
Pra, krahas rolit historik të Universitetit të Prishtinës, besojë që Universiteti sot është në rrugë të mbarë. Sa i përket reformave me qëllim që programet e veta studimore t’i përshtat sa më mirë me nevojat e ekonomisë tonë.
Angazhimi kryesor i Universitetit është që përgatitja e kuadrove tanë, të jenë të dobishëm dhe funksional sa i përket zhvillimit të vendit tonë dhe sa i përket afirmimit të vlerave tona në botë dhe natyrisht duke pasur parasysh rangimin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës që vazhdon të jetë lider në gjithë hapësirën shqiptare, pa diskutim që është lajm shumë i rëndësishëm edhe në këtë përvjetor të Universitetit të Prishtinës”, tha Fetoshi.
COVID-19 solli të tjera vështirësi në funksionimin e Universitetit të Prishtinës, studentët e të cilës janë detyruar që të ndjekin ligjëratat në mënyrë të kombinuar, online dhe fizikisht varësisht prej situatës epidemiologjike.
“Krahas atyre problemeve në historinë e mëhershme të Universitetit të Prishtinës vlen të përmenden edhe sfidat së fundmi pandemia me COVID-19, si rezultat i së cilës ne jemi detyruar që shumicën e aktiviteteve për më shumë se dy vite t’i organizojmë në mënyrë virtuale, në këtë aspekt edhe procesin mësimor por edhe ceremonitë e ndryshme”, tha Sahiti.
Profesori Fetoshi thotë se puna për ta bërë UP-në një universitet të konkurrueshëm duhet të jetë e vazhdueshme.
“Kjo nuk do të thotë që duhet të kënaqemi, duhet të mjaftohemi sepse mendoj që Universiteti i Prishtinës duhet të vazhdojë të përkushtohet në reforma me qëllim që të rrisin sa më shumë kapacitetin tonë konkurrues me universitete të tjera në rajon dhe në botë”, theksoi Fetoshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova