Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria dhe Turqia synojnë të arrijnë tavanin e dy miliardë eurove sa i përket nivelit të shkëmbimeve tregtare.
Në një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Turqisë, Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Rama falënderoi presidentin turk për vizitën e tij sot në Shqipëri.
“Së pari dua të përsëris edhe njëherë për të disatën herë qysh kur Presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë, së bashku me një pjesë të konsiderueshme të ekipit të tij qeveritar”, tha Rama.
“Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, ku jo vetëm konfirmuam, vendosmërinë për ta forcuar më tej karakterin strategjik të këtij bashkëpunimi, por edhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra, si edhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieje”, theksoi Rama.
“Presidenti i Republikës së Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë, që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve dhe sikundër e dëgjuat dhe nga ai vetë, ambicia jonë është që sa më shpejt ne të arrijmë tavanin e 2 miliardë eurove, për të çelur pastaj një fazë të dytë me edhe më shumë zhvillim të këtyre shkëmbimeve”, shtoi Rama.
Rama gjithashtu shtoi se, numri i qytetarëve turq që kanë vizituar Shqipërinë gjatë 8 muajve të parë të këtij viti është rritur me 85%.
“Nga ana tjetër duke parë interesimin në rritje të përditshme të agjencive dhe të operatorëve turistikë të vendit mik, ne jemi besimplotë që vitin e ardhshëm numri i qytetarëve turq që do të vizitojnë Shqipërinë do të jetë ende më mbreslënës”, u shpreh Rama.
Në këtë aspekt, shtoi Rama, “Presidenti ritheksoi dhe patjetër që ramë plotësisht dakord, që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit, ku e dimë të gjithë dhe falë në radhë të parë, zotërisë në krahun tim, Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që, jo thjesht mikpret miliona e miliona turistë, por edhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë i vyer”.
Rama gjithashtu vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë.
“Sot ne firmosëm disa marrëveshje të gjitha të rëndësishëm, por më e rëndësishmja dhe më e mirëpritura dhe pak si e shumëpritura nga ana jonë ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se, “kjo është diçka shumë e rëndësishme në disa aspekte dhe patjetër që është diçka që do të sjellë një hapësirë të re studimesh të larta të nivelit të lartë botëror, pasi Universiteti teknik i Stambollit është i kuotuar në universitetet më të mira të botës, por edhe për një arsye tjetër, sepse është hera e parë në praktikën e Republikës së Turqisë që bën diçka të tillë dhe kjo thjesht dhe vetëm për përkushtimin e Presidentit Erdogan ndaj kësaj marrëdhënieje vëllazërore”.
Ndaj, shtoi Rama, dua ta falënderoj specifikisht për këtë marrëveshje të nënshkruar sot dhe uroj dhe dua të besoj që dhe në implementim njerëzit që do të merren me zbatimin e marrëveshjes do të kenë të paktën gjysmën e energjisë dhe të këmbënguljes së Presidentit se t’i kërkosh ta kenë të tërën është diçka që është jo realiste”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova