Rezultatet e provimeve të studentëve vlerësohet të jenë të dhëna personale dhe publikimi i tyre në internet dhe në tabela të shpalljeve ka nxitur debat.
Një hulumtim i Kallxo zbulon se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk ka standarde të qarta se si publikohen rezultatet e provimeve në tabelat e shpalljeve apo edhe në grupet e mbyllura në rrjetet sociale. E vetmja praktikë e standardizuar është në sistemin e mbyllur elektronik SEMS, në të cilin notat e studentëve me emër dhe mbiemër janë të qasshme vetëm për përdoruesit.
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, emri dhe mbiemri janë të dhëna personale, por këto të dhëna gjenden nëpër koridoret e Universitetit “Hasan Prishtina”.
Në kërkimin për bazën ligjore të publikimit të notave në Universitetin e Prishtinës del se Rregullorja e Punës së Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS), neni 24, paragrafi 2, e përcakton qartë obligimin e bartësve që prezantimin e rezultateve ta bëjnë sipas numrit të kartelës studentore.
Një situatë e tillë është problematike për Komisioneren për privatësi, Krenare Sogojeva- Dermaku.
“Universitetet duhet të kenë parasysh se duhet të ndërmarrin të gjitha masat e sigurisë ashtu siç e parasheh Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ta ndalojnë apo parandalojnë publikimin e listave me nota, emër, mbiemër që të mos identifikohet studenti për notën që merr” – thotë Sogojeva- Dermaku.
“Masat e sigurisë të cilat duhet të merren brenda për brenda sistemit online që bën regjistrimin e notave pastaj paraqitjen e provimeve duhet të jenë të atilla që i adresojnë këto të dhëna vetëm tek personi që i takojnë këto të dhëna dhe jo tek studentët e tjerë apo profesorët e tjerë” – shpjegon më tutje ajo.
E njëjta gjithashtu precizon kujdesin që duhet të kenë profesorët me rastin e publikimit të listave me rezultate.
“Profesorët duhet të kenë kujdes që kur t’i dërgojnë listat të mos i dërgojnë listat e përgjithshme tek emailet e studentëve, por secilit student t’i kumtohet rezultati veç e veç”.
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, mediumi konstatoi se në shumë raste të gjithë studentëve që i janë nënshtruar provimit u dërgohen listat e përbashkëta në email.
Në një përgjigje me email zyrtarët arsyetohen se dërgimi i listës i atribuohet vetëm një audience të vogël.
“Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), me vite të tëra pjesa më e madhe e profesorëve rezultatet e provimeve i publikojnë kryesisht në emailet zyrtare të secilit student që i nënshtrohet provimit përkatës. Pra, kjo përfshin një komunitet të ngushtë, vetëm studentët të cilët kanë paraqitur provimin. Kjo praktikë e shpalljeve të rezultateve të provimit ka vazhduar dhe vazhdon në FIEK” – shkruan mes të tjerash dekani i FIEK-ut, Prof. Dr. Isak Shabani.
Në fakultetin tjetër, atë të Inxhinierisë së Ndërtimit, publikimi në shumë raste ndodhë në formë fizike përmes shpalljes së listave në hollet e fakultetit.
Dekani i FIN-it Prof.Dr. Florim Grajqevci thotë se fakulteti e ruan dhe provon ta ruajë në maksimum privatësinë e studentëve.
“Ne e ruajmë privatësinë për studentët, provojmë me ruajt në maksimum privatësinë e studentëve sidomos kur i shpallim rezultatet, i bëjmë vlerësimet finale për studentë dhe kemi një platformë në kuadër të Universitetit të Prishtinës që është Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Studentëve – SEMS, i cili na ndihmon që studentët t’i njoftojmë për rezultatet e provimeve në mënyrë direkte dhe në privatësi të plotë” – thotë Grajqevci.
Ai tregon se publike i bëjnë vetëm vlerësimet grupore.
“Ne me studentët ndërtojmë google-classroom, dmth klasat në mënyrë elektronike dhe komunikimet në grupe i bëjmë me ta, vlerësimet parciale dhe grupore, sepse mund të kemi edhe vlerësime grupore dhe në situata kur kemi punë grupore vlerësimet nuk mund t’i bëjmë në mënyrë individuale por duhet t’i bëjmë në grup sepse duhet me i pa edhe ata kush nga ta ka dhënë kontribut më shumë apo më pak. Kjo quhet transparencë në kuadër të grupit dhe kjo për neve është normale” – ka shpjeguar i njëjti.
Publikimi i notave në koridore e forma të tjera alternative i ka hapur rrugë fotografimit të tyre nga ana e studentëve dhe personave të tjerë. Të njëjtit në vazhdimësi i postojnë ato në grupe të përbashkëta sociale, me theks të veçantë në grupin në Facebook të quajtur “FNA”, i cili numëron një komunitet prej 2000 anëtarësh, ku lehtësisht secili student i interesuar apo person tjetër mund të anëtarësohet. Por Fakulteti e konsideron veten jopërgjegjës ndaj grupeve të tilla.
“Ne si institucion rrjete sociale nuk kemi, nuk kemi llogari në këto rrjete sociale dhe nuk mbajmë llogari për to. Se kush i mban ato, a i mbajnë studentët, ne nuk japim përgjegjësi për to” – ka treguar i pari i menaxhmentit të fakultetit.
Hulumtimi shpërfaqë se edhe në Fakultetin e Mjekësisë vazhdon publikimi i listave me nota nëpër holle.
Dekanja e Fakultetit e arsyeton këtë gjendje me praktikën e aplikuar qe një kohë të gjatë.
“Kjo ka qenë praktikë që nga themelimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe është praktikë në gjithë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”” – është përgjigjur Prof. Dr. Suzana Manxhuka- Kërliu.
Sipas saj, kjo praktikë tani për tani do të vazhdojë.
“Përderisa është nen statutar të mbahen provimet publikisht, qoftë me gojë ose me shkrim, obligohemi ta respektojmë këtë akt ligjor” – ka thënë ajo.
Situata është edhe më e rënduar në njësi të caktuara. Përfshirë Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik. Aty materiale më të dhëna private mund të gjenden edhe në faqet online.
Në shumicën e rasteve në Fakultetin Ekonomik, listat janë lehtësisht të qasshme në uebfaqe ku specifikohet emri, mbiemri, nr. i ID-së së studentit dhe nota apo pikët. Praktikën e publikimeve online e ka pohuar edhe vetë dekani por e ka arsyetuar me mosfunksionimin e kohëpaskohshëm të SEMS-it.
“Publikimi i rezultateve të provimeve deri më tash nga shumica e profesorëve është bërë drejtpërdrejtë në Sistemin Elektronik të Menaxhimit të Studentëve (SEMS) apo në disa raste edhe në uebfaqe të Fakultetit Ekonomik dhe kjo për shkak të ankesave të studentëve për mos marrjen e njoftimeve me kohë, për shkak të probleme teknike që shfaqen kohë pas kohë të funksionit të SEMS-it. Prandaj kur është bërë publikimi i rezultateve në ueb të Fakultetit Ekonomik mund të jetë bërë edhe me të dhënat personale të studentëve dhe rezultatin e tyre” – është përgjigjur Prof. Dr. Driton Balaj.
Disa ditë pas adresimit të çështjes nga Kallxo.com, Fakulteti Ekonomik ka marrë masa të ruaj të dhënat private të studentëve.
“Mirëpo nga tash janë udhëzuar i gjithë stafi i Fakultetit Ekonomik që publikimi i njoftimeve bëhet në përputhje me standardet e mbrojtjes së të dhënave personale, sipas dispozitave të caktuara nga ligjet në përkatëse, sepse Fakulteti Ekonomik në vazhdimësi është i përkushtuar për një qasje fleksibile ndaj studentëve, sipas standardeve të aplikuara dhe rekomandimeve nga Agjencia e Kosovës për Akreditim” – ka konfirmuar dekani Balaj.
Në uebfaqen e Fakultetit Juridik i gjejmë shumicën e notave të shpallura publikisht dhe me ndonjë përjashtim të vogël të gjitha rezultatet publikohen pa emër e mbiemër por problemi qëndron se ato janë lehtësisht të identifikueshme.
Kjo sepse Fakulteti paraprakisht në mënyrë të rregullt i publikon listat e paraqitjes së provimeve, të cilat krahas emrit dhe mbiemrit kanë për secilin student edhe numrin identifikues personal të caktuar nga Universiteti. Kjo nënkupton se me të dhënat e siguruara nga listat e paraqitjeve, pa ndonjë vështirësi identifikohet studenti dhe suksesi i tij respektiv.
Publikimin e rezultateve nga ky fakulteti e arsyetojnë me transparencë.
“Publikimi i rezultateve të provimeve bëhet duke pasur parasysh rritjen e cilësisë dhe transparencën, megjithatë gjithnjë duke pasur në konsideratë standardet e mbrojtjes së të dhënave personale, sipas kritereve të caktuara nga ligjet në fuqi dhe institucionet ligj zbatuese. Fakulteti Juridik është i përkushtuar për qasje fleksibile ndaj studentëve, sipas standardeve të të aplikuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim” – thuhet në përgjigjen elektronike të udhëheqësisë së kësaj njësie.
Studenti i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike si dhe udhëheqësi i Këshillit Studentor të këtij Fakulteti, Albin Zharjani, thotë se studentëve u pengon dhe u shkakton efekte negative publikimi i notave, për më tepër ai e konsideron privatësinë si të drejtë të tij dhe kolegëve të tij.
“Gjatë bisedave që i kam pas me studentë të viteve të ndryshme dhe drejtimeve të ndryshme të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, e kam vërejtur se një pjesë prej tyre mos të them shumicës, iu pengon kjo [publikimi i notave], për arsye se iu shkakton stres, pasiguri dhe thjeshtë janë disa studentë të cilat kanë dëshirë me ruajt privatësinë e tyre edhe besoj se studentët duhet të kenë të drejtën e tyre se a dëshirojnë t’u publikohet emri i tyre apo jo, sepse ekzistojnë edhe forma të ndryshme alternative qysh munden me i marrë notat pa iu cenu privatësia” – ka thënë Albini.
Por ai ka treguar se megjithatë si përfaqësues i studentëve nuk ka pranuar ndonjë ankesë të drejtpërdrejtë nga kolegët e tij të fakultetit, gjithsesi pasojat e publikimeve të notave pa kriter tek studentët sipas tij janë të qarta.
“Me të thënë të drejtën ankesa direkte se dëshirojmë me ndalë publikimin, jo, por biseda p.sh. gjatë kohës së daljes [së rezultateve të provimeve] shpresoj që nuk dalin [rezultatet], shpresoj që nuk janë me emër [rezultatet] sepse ka shumë studentë që mësojnë për një kohë shumë të gjatë dhe shpenzojnë shumë energji me një provim. Futen në një provim nuk arrijnë me kallëzu rezultatet që kanë dashtë me kallëzu dhe thjeshtë i ndikon më shumë publikimi i emrit, pastaj fillojnë ato përçarjet mes studentëve dhe thjeshtë ndihen të pasigurt herën tjetër. Dhe ka shumë studentë që më shumë zgjedhin me abstenu dhe mos me punu fare në provim se sa me marrë pak pikë ose me provu ku janë”.
Të gjithë udhëheqësit e njësive akademike të përfshirë në hulumtim, njëzëri shprehen se asnjëherë nuk kanë pranuar ankesa nga studentët që ndërlidhen me shpalljen e listave të provimeve apo rezultateve.
E përfaqësuesi i studentëve nga Parlamenti Studentor, Bleron Beka, thotë se ata e kanë adresuar këtë çështje.
“Ne u jemi drejtuar me kërkesa me shkrim shpesh në emër të këshillave të fakulteteve e së fundi edhe përmes instancës së Parlamentit të Studentëve dhe studentëve senatorë në Senatin Universitar, përgjigja kryesisht ka qenë konform rregullores dhe ka pasur më shumë interpretim të normave sesa përshkrim për realitetin e praktikën, megjithatë reagimet në shumicën e kohës kanë prodhuar rezultat pozitiv dhe reflektim nga ana e profesorëve” – ka treguar me email Bleroni.
Sekretari i Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi, thotë se zbatimi i akteve të brendshme të Universitetit dhe kujdesi për moscenim të privatësisë së studentëve bie mbi fakultetet.
“Jemi të vetëdijshëm se në kuadër të njësive akademike mund të ketë zbatim të praktikave të ndryshme të publikimit të rezultateve të provimeve, ndër të cilat edhe publikimi në tabela të shpalljeve dhe në holle. Por, është në përgjegjësi të strukturave organizative dhe personelit akademik të njësive përkatëse zbatimi i akteve të brendshme të Universitetit dhe kujdesi që publikimet të mos përbëjnë cenim të privatësisë apo shkelje të të dhënave personale” – ka shpjeguar Krasniqi në email-in drejtuar redaksisë.
Ai tregoi nëse Universiteti i Prishtinës do të vazhdojë me një praktikë të tillë.
“Konsiderojmë se publikimi i rezultateve të provimeve është i domosdoshëm, i shërben transparencës së punës së institucionit dhe interesit të përgjithshëm, por duhet bërë mbi bazën e përpunimit të atyre të dhënave që i shërbejnë më së miri këtij qëllimi, pa cenuar privatësinë e subjekteve” – precizon ai.
KALLXO.com ka siguruar një email të cilin prorektorja Njomza Llullaku ia ka dërguar stafit akademik ku shprehimisht ka kërkuar që: “Në rast se publikimi i notave bëhet në mënyrë publike, për të mbrojtur privatësinë e studentëve, luten profesorët që publikimin e notave ta bëjnë vetëm me nr. të ID-së” – shkruhet mes të tjerash në email e prorektores drejtuar personelit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme