Në kuadër të shënimit të 12-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, rektori i këtij institucioni, Artan Dermaku, ka folur për rrugëtimin dhe arritjet e universitetit gjatë këtyre viteve, si dhe për sfidat që e presin në të ardhmen.
Dërmaku nënvizoi se nderimi i figurës së Kadri Zekës përmes emrit të universitetit është një mënyrë për të ruajtur dhe vlerësuar kontributin e tij për shoqërinë.
“Emri i Universitetit të Gjilanit është emri i një heroi i cili dha gjithçka. Të paktën ajo çfarë ne mund të bënim ishte që këtij universiteti t’ia jepnim emrin e tij, të cilin me nder do ta mbajmë”, u shpreh Dermaku, duke theksuar se për tetë vite, universitetin e udhëhoqi ish-rektori dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, i cili vendosi themelet e para të këtij institucioni. Ai la një bazë të mirë dhe bëri hapat e parë, më të vështirët ndoshta, duke na lënë si trashëgimi këtë universitet”, theksoi ai.
Duke folur për zhvillimin akademik dhe shkencor, rektori Dermaku tha se gjatë këtyre viteve universiteti ka arritur suksese të konsiderueshme në akreditim dhe ndërkombëtarizim.
“Ne kemi bërë akreditimin pesëvjeçar, një akreditim institucional që është maksimumi që mund të fitojë një universitet. Kemi bërë akreditime dhe riakreditime pothuajse të gjitha programeve, kemi bërë ndryshime në shumë rregullore, në të cilën ne e suportojmë punën shkencore të mësimdhënësve tanë”, tha ai.
Një nga aspektet më të rëndësishme, sipas tij, ka qenë edhe zgjerimi i bashkëpunimeve ndërkombëtare.
“Kemi arritur një numër të jashtëzakonshëm të bashkëpunimeve ndërkombëtare në drejtim të thellimit të lidhjeve me shumë universitete dhe jemi në atë drejtim që të krijojmë edhe programe të përbashkëta me universitete anë e mbanë botës”, shtoi Dermaku.
Në fjalën e tij, rektori theksoi se një nga sfidat kryesore për universitetin mbetet infrastruktura.
“Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për kampusin e universitetit, i cili është shumë i nevojshëm që ky universitet të mund të zhvillohet me programe të reja. Sepse pa infrastrukturë, ne nuk mund të zhvillohemi”, potencoi ai.
Sipas tij, tashmë janë identifikuar disa mundësi për një hapësirë të re për universitetin.
“Së fundmi, ne kemi arritur të gjejmë dy-tri opsione, të cilat Kuvendi Komun i ka pranuar si kërkesa për një hapësirë të re, përndryshe, publikisht po e them se rrezikojmë t’i humbim fondet të cilat janë të dedikuara për universitetin”, përfundoi ai.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan synon të vazhdojë rrugën e zhvillimit akademik, duke ofruar programe të reja, duke integruar teknologjinë në fushat e studimit dhe duke rritur standardet e tij për të qenë një qendër e rëndësishme e dijes dhe inovacionit në rajon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore