Kuotën etnike prej 25% për shqiptarët, që mund të regjistrohen në universitetin e ri “Damjan Gruev”, ekspertët në deklaratat e tyre e kanë kritikuar ashpër. Për profesorin universitar Abdylmenaf Bexheti, kuota etnike nuk është fare befasi, sepse, siç thotë ai, kjo është vetëm parodi elektorale. Derisa për ish ministrin e arsimit dhe shkencës, Sulejman Rushitin, ky akt kthen diskriminimin pozitiv me kuota që ka qenë në të kaluarën.
“Vetë projekti i universitetit virtuel Damjan Gruev është tërësisht politik dhe fare nuk befason kuota etnike prej 25% për shqiptaret. Kjo është vetëm parodi elektorale! Në asnjë universitet ekzistues “maqedonas” nuk kanë këtë kuotë të përmbushur dhe kurrë s’do ta kenë aq më pak përderisa janë projekte ku dominon politika dhe jo arsimi e shkenca. Me asnjë cilësi nuk përmbushin atraktivitetin për shqiptarët dhe krejt i pavend është komentimi i një kriteri të tillë paranoik, që u ka takuar kohës së “komunizmit” kur planifikimet bëheshin me dekrete politiko-normative”, theksoi për Portalb profesori Abdulmenaf Bexheti.
Dikur ne në UEJL (viti 2003/2004), shton më tutje Bexheti, në pikën “më kritike” (sipas tyre) kur arriti numri i maqedonasve rreth 30% ishte me dy motive-atë reale të bazuar në konceptin e një universiteti Perëndimor dhe atë nacionaliste që të marrin hisen në punësime, qeverisje dhe të ngjashme, por sot fatkeqësisht numri i maqedonasve është më pak se 5%.
Sipas tij, edhe ky rast dëshmon se kriteret e tilla i takojnë “historisë komuniste”.
Ndërsa ish ministri Sulejman Rushiti, thotë se çështja është se ne duam të ndërtojmë analiza serioze duke u bazuar në deklarata, parazgjedhore, të pabazuara demagogjike dhe joserioze.
“Përfaqësuesi i MASH-it, me deklaratën e tij demanton një sërë deklaratash dhe qëndrimesh të tij dhe partisë së tij që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe por edhe me çështjet arsimore. Respektivisht, me qëndrimet e fundit shkelet ligji për arsim të lartë në të cilin garantohet arsimi në gjuhën shqipe për shqiptarët. Për fat të keq, rikthejnë diskriminimin pozitiv, me kuota që ka qenë në të kaluarën”, potencoi Rushiti.
Ndryshe, përfaqësuesi i MASH-it, Safet Neziri dje tha se tek ‘Damjan Gruevi’ do të mund të regjistrohen 25% student shqiptar. Mirëpo pa potencuar se pse edhe në këtë universiteti nuk është paraparë që studimet të zhvillohen në gjuhën shqipe në formatin e njëjtë si Universiteti “Nënë Tereza”.
“Nuk është edhe ajo që flitet se bëhet fjalë për universitet etnocentirk apo vetëm për një komunitet që të studiojë aty. Në bazë të ligjit që është implementuar plotësisht për universitetin ‘Damjan Gruev’ është paraparë që edhe 25% kuota të siguruara të jenë për bashkësinë etnike shqiptare në Maqedoni. Për pjesën e ligjëruesve shqiptarë nuk mund të vendosë politika, nuk mund të vendos MASH-i apo Qeveria, por dihet se si bëhet përzgjedhja e mësimdhënësve nëpër universitete, ajo është çështje autonome e universitetit se kë do të marrë si ligjërues në universitetin e tyre”, është shprehur Safet Neziri, këshilltar në MASH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker