Astronautët e kanë ditur për një kohë të gjatë që universi zgjerohet, domethënë zgjerohet si një tullumbace kur mbushet me ajër.
Shkencëtarët besuan se gjithësia, ndërsa zgjerohet dhe galaktikat në të lëvizin gjithnjë e më larg, gradualisht do të bëhen më të ftohta. Por sipas hulumtimit të ri nga Instituti i Fizikës së Kozmologjisë dhe AstroParticle (CCAPP) në Universitetin e Ohajos, duket se gjërat nuk kanë evoluar në atë drejtim deri më tani dhe se universi është bërë në të vërtetë më i ngrohtë me kalimin e kohës, transmeton Telegrafi.
Pasi analizuan historinë termike të hapësirës gjatë 10 miliardë viteve të fundit, ekspertët e CCAPP arritën në përfundimin se temperatura mesatare e gazit kozmik është rritur më shumë se 10 herë dhe tani ka arritur rreth 2.2 milionë gradë Celsius, shkruan Universe Today.
“Studimi ynë i ri siguron konfirmimin e drejtpërdrejtë të punës së Jim Peebles, fituesit të Çmimit Nobel në Fizikë në vitin 2019, i cili paraqiti një teori rreth asaj se si krijohet një strukturë në një shkallë të gjerë në hapësirë. Ndërsa universi evoluon, graviteti tërheq materien e errët dhe gazin në galaktika dhe grupe galaktikash. Kjo tërheqje është jashtëzakonisht e fortë, aq e dhunshme sa gjithnjë e më shumë gaz në hapësirë po nxehet”, shkroi në një raport fizikanti Yi-Kuan Chiang i CCAP.
Gjatë hulumtimit të tyre, shkencëtarët analizuan të dhënat termike të strukturës në shkallë të gjerë (LSS). Këto struktura janë formuar nga graviteti dhe mund të jenë larg deri në një miliard vjet dritë. Gjegjësisht, galaktikat nuk hidhen rastësisht në hapësirë, por për shkak të gravitetit ndjekin një strukturë të caktuar që i ngjan vrimave në djathin zviceran.
A duhet që universi të bëhet më i ftohtë?
Shumë astronomë deri më tani kanë supozuar se universi do të bëhej gjithnjë e më i ftohtë gjatë zgjerimit dhe se përfundimisht mund t’i jepte fund jetës së tij në ‘Ngrirjen e Madhe’. Teoria e ‘Ngrirjes së Madhe’ është një nga hipotezat më të pranuara për vdekjen e universit. Sipas këtij skenari, zgjerimi i vazhdueshëm duhet të rezultojë në një univers që i afrohet zeros absolute për sa i përket temperaturës.
Ithtarët e kësaj teorie besojnë se yjet do të formohen normalisht për një kohë të gjatë, por që në fund të fundit, për shkak të zgjerimit të universit, ata do të shterojnë furnizimin me gaz të nevojshëm për formimin e tyre. Ndërsa yjet ekzistues do të konsumojnë karburantin e tyre dhe do të humbin shkëlqimin e tyre dhe nuk do të ketë të rinj, vetë universi do të bëhet më i errët dhe i ftohtë. Përfundimisht, universi do të dominohet nga vrima të zeza, të cilat do të zhduken pas një kohe.
Por zbulimi nga Chiang dhe kolegët e tij tregon se universi po ngrohet tani për tani, megjithë zgjerimin e tij. Duke supozuar se nuk ka asnjë mekanizëm për të ruajtur ekuilibrin termik, a mund të nënkuptojë kjo se universi nuk do të përfundojë në një ‘Ngrirje të Madhe’, por në një ‘Flakë të Madhe’?
Siç shkruajti poeti amerikan Robert Frost: “Disa thonë se bota do të përfundojë në zjarr, të tjerët thonë në akull”, domethënë ka disa teori për ditët e fundit të universit. Përveç ngrirjes së madhe, ekziston edhe ideja që universi do të fillojë të tkurret përsëri pas një kohe ( Big Crunch ) ose se ai thjesht mund të zhduket në një pikë, pa ndonjë paralajmërim (Big Slurp).
Ende nuk duket se e dimë me siguri se si do të përfundojë universi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Gjiri i Meksikës bëhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_19-5-780x439.png)
Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin
![Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-13-780x439.png)
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin
![Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Erdogan-780x439.jpg)
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre
![Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-11-780x439.png)
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl
![Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-16-780x439.png)
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe