Afati kalimtar do të jetë i nxehtë bazuar në spekulimet që po bëhen rreth transferimeve të lojtarëve.

Atletico Madrid duket se më nuk llogarisin në shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Sime Vrsaljkos.


AS shkruan se Manchester United po këmbëngul për ta transferuar reprezentuesin kroat pasi transferimit të Fredit dhe Diogo Dalotit.

Sime Vrsaljko 1 Sime Vrsaljko (Getty Images)

Megjithatë, madrilenët i kanë vendosur një çmim ish-lojtarit të Sassuolos në rast se dëshiron të largohet prej kryeqytetit spanjoll.

Futbollisti që po paraqitet me mjaft sukses me kombëtaren kroate në Kupën e Botës kushton rreth 30 milionë euro ndërsa kërkon pagë vjetore prej 4 milionë euro.

United po e kërkon me ngulm lojtarin pasi që nuk arriti ta transferoj portugezin Joao Cancelo, i cili kaloi në radhët e Juventusit.

Theksojmë se 26-vjeçari deri më tani ka pasur 37 paraqitje për klubin nga Madridi dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/

telegrafi sport app