Manchester Unitedi e ka informuar Romën për çmimin e kërkuar për shërbimet e mbrojtësit anglez, Chris Smalling.

Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi kohëve të fundit deklaroi interesin e tij për ta bërë huazimin e Smallingut, transferim të përhershëm.


Edhe drejtuesit e ekipit nga Old Trafford janë të gatshëm ta shesin 30-vjeçarin, por vetëm për çmimin e kërkuar.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, klubi i Serie A është gati të paguajë shifrën e transferimit e cila thuhet se është 'jo më shumë se 18 milionë euro'.

GettyImages 1177191013 Smalling po kalon formë të mirë te Roma (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Por, klubi kryeqytetas italian do të duhet të paguajë kontratën afatgjatë të Smallingut, e cila rrumbullakoset me shumën totale prej 40 milionë eurosh.

Kështu, çdo veprim për Smalling do të varet nga kualifikimi i tyre në Ligën e Kampionëve, i cili mund t'u sigurojë atyre një rritje të ardhurave për transferimet. /Telegrafi/

telegrafi sport app