Manchester City është gati të bëjë një ofertë të lartë për mbrojtësin e Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

Klubi nga Old Trafford nuk e ka nisur mirë këtë sezon as në Ligën Premier dhe as në Ligën e Kampionëve.


Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë përforcimin e skuadrës për vazhdimin e sezonit.

Sipas gazetës spanjolle Marca, mbrojtësi francez i Atleticos, Hernandez është objektivi kryesor afatit kalimtar të janarit.

Atletico de Madrid Supercopa de Europa Lucas Hernandez Futbol 330728109 93472264

Gazeta raporton se Manchester United po përgatit një ofertë "marramendëse" për mbrojtësin e Atleticos.

Mbrojtësi francez ka një klauzolë blerje prej 80 milionë eurosh në kontratën e tij dhe Djajtë e Kuq duan ta paguajnë atë gjatë janarit.

Hernandez pëlqehet shumë edhe nga rivalët e mëdhenj lokal të Unitedit, Manchester City, por francezi disa herë ka shprehur dëshirën për qëndrim te Atletico.

"Shpresoj të qëndroj te Atletcio për një kohë të gjatë", ka deklaruar Hernandez. /Telegrafi/

telegrafi sport app