Unitedi mposht Interin në International Champions Cup

Manchester Unitedi ka mposhtur Interin me rezultat minimal 1-0 në kuadër të International Champions Cup në ndeshjen e zhvilluar në National Stadium të Singaporit.
Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskajer ka arritur të mposht ekipin e Antonio Contes në ndeshjen e tyre të parë ndaj një kundërshtari të fortë.
Pjesa e parë u karakterizua me dominim të anglezëve, të cilët ishin më kërkues dhe patën më shumë raste për gol.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga ana e Anthony Martial (26', 42'), Marcus Rashford (30') dhe Daniel James (37') portat mbetet të paprekura, kjo edhe për shkak të Samir Handanovic.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua thuajse lojë e njëjtë me Unitedin më kërkues dhe me raste të krijuara, teksa gjetën edhe golin.
Goli i vetën në këtë ndeshje erdhi në minutën e 76-të dhe ishte 17-vjeçari Mason Greenwood, i cili shënoi për 1-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e tretë, ndërsa Interi i 12-të.
Në ndeshjen e ardhës, Djajtë e Kuq do të përballen me Tottenhamin, ndërsa Nerazzurrët me rivalët e urryer të Juventusit. /Telegrafi/
https://twitter.com/ManUnitedZone_/status/1152568301001875457






















































