Victor Moses nuk po kalon nëpër një moment të mirë të Chelseat.

Mesfushori anësor nuk është preferuar thuajse fare nga trajneri italian i Chelseat, Maurizio Sarri.


E kjo ka bërë që ai të mendojë largimin nga klubi londinez.

Nigeriani ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje me fanellën e Chelseat në të gjitha garat, ku në të gjitha ka qenë zëvendësues.

GettyImages 917556220 (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

27-vjeçari ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez Manchester United.

Jose Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe po e sheh si zëvendësues të Valencias.

Daily Star ka shkruar se Djajtë e Kuq po e mendojnë transferimin e Mosesit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për ta bindur Chelsean ta lë të lirë lojtarin, United ka gati 20 milionë funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app