Manchester United është duke kërkuar me ngulm transferimin e James Maddison nga Leicester City.

Mesfushori anglez është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe është bërë objektivi kryesor i Djajve të Kuq.


Leicester e vlerëson rreth 70 milionë yllin e tyre, shumë që po konsiderohet e lartë nga United.

Mirror ka raportuar se United tanimë kanë bërë një ofertë të re që besohet se do të pranohet nga ‘Dhelprat’.

maddisonlingard split 2019 20 1nip4ibuh5vs11vt90kaocxnej

Kampionët e shumëfishtë të Anglisë kanë ofruar 45 milionë euro plus shërbimet e Jesse Lingard për të marrë Maddisonin.

Mbetet të shihet nëse Leicester tani do ta pranojë këtë ofertë të Djajve të Kuq, pasi do të fitonin para dhe një lojtar mjaftë të mirë si Lingard. /Telegrafi/

telegrafi sport app