Gjiganti anglez po përgatit një ofertë stratosferike për mesfushorin italian, Marco Verrati.

Manchester United janë të vendosur për të shpenzuar shuma të majme për mesfushorin e PSG, Marco Verratin.


Sipas Corriere dello Sport, gjiganti anglez planifikon të ofroj hiç më pak se 78.9 milionë funte apo 100 milionë euro për Verrati.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Gazeta italiane pohon se njerëzit e Jose Mourinhos duan ta mbulojnë me para reprezentuesin italian, i cili nuk mundi të jetë pjesë e kombëtares italiane në Euro 2016, pasi një lëndim e detyroi atë.

Ndryshe, Verrati i kushtoi vetëm 10 milionë euro skuadrës franceze, kur e transferoi nga italianët e Pescaras. /Telegrafi/

telegrafi sport app