Nuk është vetëm Paul Pogba, mesfushori që Manchester United do të mund të humbas në garë këtë verë, por edhe Miralem Pjanic

Jose Mourinho është raportuar të jetë një tifoz i madh i mesfushorit kreativ të Romës, por portugezi duket se do të jenë shumë i pakënaqur pasi mesfushori boshnjak është afër të kaloj te Juventusi për një shifër prej 32 milionë eurove.


Edhe pse klauzola e lirimit të Pjanic është 38 milionë euro, Roma janë të gatshëm të shesin me 15% ulje të çmimit, duke lejuar njerëzit e Massimiliano Allegrit të sigurojnë shërbimet e mesfushorit dhe për t’i bërë që ata të synojnë fitoren e Ligës së Kampionëve sezonin tjetër.

Shitja e Pjanic pritet të ketë pasoja te skuadra romake, pasi afër largimit është edhe mesfushori belg, Radja Nainggolan, i cili ndihet mjaft i joshur nga Chelsea. /Telegrafi/