LAJMI I FUNDIT:

United beson se çmimi i Sanchos do të bije, pritet t’i ofrojë më pak se 60 milionë për anglezin

United beson se çmimi i Sanchos do të bije, pritet t’i ofrojë më pak se 60 milionë për anglezin

Jadon Sancho ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur në tregun e transferimeve gjatë vitit 2020.

Borussia Dortmund nuk deshi të dëgjojë për ofertat nën 100 milionë euro dhe kësisoj lojtari mbeti pjesë e verdhezinjve.

Por forma e tij është larg më e dobët se vitin e kaluar dhe kësisoj çmimi i tij ka filluar të bije.


Sancho nuk ka shfaqur gjithë potencialin që ka dhe natyrisht edhe çmimi i tij ka rënë ndjeshëm.

Klubi gjerman vazhdon të shpresojë se do të marrë rreth 100 milionë euro, por nga ana tjetër Manchester United është duke përgatitur një ofertë shumë më të ulët.

Eurosport ka njoftuar se Djajtë e Kuq do të ofrojnë 57 milionë euro në verë për transferimin e Sanchos.

United nuk mendon se Sancho vlen më shumë, edhe pse vështirë se do të pranohet kjo ofertë nga BVB.

Vlen të theksohet se interesim për lojtarin anglez kanë shprehur edhe skuadrat tjera si PSG e Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori