Manchester United ka barazuar në ndeshjen e parë me Rostovin në kuadër të Ligës së Evropës 1-1.

Ndeshja nisi mirë për United, të cilët kontrollonin lojën dhe tentonin shënimin e golit.


Vendasit nuk po arrinin të mbulonin lojtarët e fuqishëm të ‘Djajve të Kuq’, të cilët sundonin në mesfushë.

Goli i parë për gjigantin anglez erdhi pas 35 minutash lojë.

Ishte sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic që asistoi bukur tek Henrikh Mkhitaryan që shënoi nga afërsia për 0-1.

1489084828701 lc galleryImage Football Soccer FC Rostov

Me epërsinë minimale të United përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për vendasit të cilët edhe arritën të barazonin rezultatin.

1489085237209 lc galleryImage Manchester United s Paul

Mbrojtësi vendas, Timofey Kalachev asistoi bukur tek sulmuesi Aleksandr Bukharov i cili shënoi përballë portierit Romero.

Pas golit të barazimit, iniciativën e mori skuadra vendase por pa arritur të mposhtë mysafirët.

1489087487377 lc galleryImage Football Soccer FC Rostov

Kësisoj me barazimin 1-1 përfundoi ndeshja e parë mes Rostov dhe United.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në ‘Old Traford’ me 16 mars. /Telegrafi/

telegrafi sport app